
Nga Freddy Gray, "Spectator"
Para se inflacioni të niste të hante të gjallë ekonominë amerikane, një inflacion akuzash e kishte minuar ndërkohë zyrën e presidencës. Donald Trump ishte vetëm i treti president që ishte akuzuar. E megjithatë ai u akuzua dy herë: në dhjetor 2019 për abuzim pushteti dhe pengim të Kongresit; dhe në janar 2021 për “nxitje trazirash”, pas revoltës në Capitol Hill më 6 janar. Ka pasur debate nëse këto akuza kanë qenë të drejta apo të gabuara, por kjo nuk ka rëndësi tani.
Ajo që ka rëndësi sot është që Republikanët e panë që kundërshtarët politikë ishin gati të përdornin impeachment (ngritje akuze) si armë për të dëmtuar Komandantin e Përgjithshëm. Dhe tani duan hakmarrje. Siç thotë Joseph Siracusa, studiues politik në Curtin University: “Është koha për shpagim”.
Më 8 nëntor, Amerika do të ketë zgjedhjet për Kongresin. Me ekonominë në rrezik, çmimet e karburantit pranë kuotave rekord, dhe një president demokrat popullariteti i të cilit vazhdon të bjerë, duket se Demokratët do të marrin një goditje shumë më të dhimbshme se ajo që mori Barack Obama më 2010. Nëse, siç pritet, Partia Republikane fiton Dhomën e Përfaqësuesve, kongresmenët Republikanë do të jenë në gjendje të ngrenë akuzë. Nuk ka gjasa që Partia Republikane të fitojë supershumicën e nevojshme në Senat për të shkarkuar një President në detyrë.
Por Biden shqetësohet mjaftueshëm për sulmet e ardhshme legale kundër tij dhe ka pajtuar një avokat të nivelit më të lartë, Richard Sauber, si këshilltar special për përgatitjen e mbrojtjes. Dy vitet e ardhshme në politikën amerikane mund të jenë më të mbrapshtit e të gjitha kohëve. Joseph Siracusa mendon se Biden mund të akuzohet për tërheqjen e rrëmujshme nga Afganistani nën drejtimin e tij, por mund të jetë edhe për marrëdhëniet e dyshimta të biznesit të djalit të tij në Ukrainë e Kinë, apo krimi i lartë i neglizhimit të krizës në kufirin jugor.
Në epokën e inflacionit të akuzave, pothuajse çdo dështim presidencial – dhe Biden ka shumë – mjafton.
Sigurisht, Republikanët nuk duan detyrimisht largimin e Biden – duke parë avantazhin që udhëheqja e tij katastrofike iu ka dhënë në sondazhe. Është e mundur që të ketë shumë senatorë Demokratë që të dëshirojnë largimin e liderit të tyre plak e të sikletshëm e të vendosin të mbështetin akuzën për të vendosur dikë tjetër në vend të tij. Por atëherë, siç e dinë të gjithë, zëvendëspresidentja Kamala Harris ka rezultate edhe më të këqija se Biden në sondazhe. Demokratët nuk kanë ndonjë alternativë të mirë të dukshme. Kjo është arsyeja pse nuk shuhet kurrë ideja e Hillary Clinton si kandidate e përshtatshme presidenciale.
Por Republikanët ndoshta nuk do të jenë në gjendje t’i rezistojnë shansit për të goditur Biden. Ata e dinë, nga përvoja e hidhur, se një impeachment është një mënyrë e dobishme për të zhytur një presidencë e për të ndezur një dritë të shndritshme mbi opozitën. Plot 70% e votuesve Republikanë thonë se Dhoma e Përfaqësuesve duhet të ngrejë akuzën kundër Joe Biden pas zgjedhjeve për Kongresin.
Impeachment kurrë nuk kanë pasur qëllimin për t’u përdorur vazhdimisht si taktikë politike – fuqia e veshur Kongresit është si një mjet urgjence i shkruar në Kushtetutën e SHBA. Por presidenca e Trumpit e ndryshoi gjithë këtë. Tani, përherë e më tepër, nga ana tjetër e gardhit politik, ka mjaftueshëm shkelje për çdo shumicë Kongresi. Dhe është sistemi politik amerikan që duket se po thërrmohet.
Epo, kollaj te shpallesh "NON GRATA" Berishen? Mbill eren dhe do korresh stuhine. Nuk ke pare gje akoma o president SOROSJAN.
Unë them qe po u hoq Biden, të behet Saliu president i SHBA. Boll ka shkaterruar Shqiperine. TanI e ka radhen Amerika të provoje Saliun. Apo jo more Lacjan, aman? Megjithese, me ke flas edhe unë. Ti je kokrra e trapit. Edhe dy fije tru qe kishe per të ngrene buke dhe per të shkuar ne WC, ja fale Saliut. TanI edhe ne WC nuk shkon dot. E Ben ne krevat.
Ti lacjan je nje debil. Merriet me mend se kush je.
Ka nje mori analizash te ekspertve politik te shquar europian dhe amerikane, por sidomos amerikane qe kane argumentuar tashmë gabimet trashanike te Presidentit amerikan. Nuk eshte vetem terheqja e rremujshme nga Avganistani, por dhe nxitja e nje konflikti ne Europë si ai i Ukrahines. Putini i Rusise beri nje gabim fatal qe nisi agresionin ushtarak ndaj Ukrahines, por edhe politika amerikane e Presidentit Biden duket ashiqare se po i hedh benzine zjarrit!... Me acarimin ekstrem te mardhenieve amerikano ruse dhe europiano ruse, u prishen ekuilibrat boteror aq te nevojshem per paqen dhe bashkpunimin.Jo vetem ne Rusi, por dhe Bashkimi Europian dhe SHBA u zhyten ne vorbullen e ketij konflikti per te cilin nuk paguajne politikanët , por popujt e ketyre shteteve te perfshira ne konflikt dhe mbare bota. Ethet e Luftes po trondisin mbare Globin... Në vend qe te gjendej kompromisi me mbeshtetjen me armatime, gjoja ne emer te dobesimit te Rusise, po paguajne shtrenjte popujt , taksapaguesit europiane dhe amerikane! Nje qeveri neutrale ne Ukrahine si me Ruset qe i bashkon historia dhe me Perendimin, do te ishte zgjidhja.Qoftë dhe leshimi disa teritoreve ukrahinase me shumice ruse, siç rekomandon Diplomati i shquar amerikan H.Kisinger, heqja e sanksioneve kunder Rusise do te çlironte Krizen qe ka mberthyer per gryke Europen dhe SHBA. Presidenti amerikan dhe ai rus po e futin Boten ne qorrsokak. Jo Miliardave per Luften! Po Miliardave per Klimen dhe ekonomine! Politikes se Topave ne vend te gjalpit, Bota nuk ka shume qe e ka paguar me gjakun e mbi 60 Miliona viktimave, qe shkuan mish per top!...
nje koment shume realist
Vjosa, Biden mund te akuzohet per shume veprime po jo per situaten ne Ukraine. Rusia sot eshte Gjermania e 1939 me Polonine . Po iu hap rruga sot Rusise gjithe Europa eshte ne lufte neser.
Po cfare puci mer amon. Ata e dinin qe kur u zgjodh. Biden nuk ka potencial intelektual te marre vendime te kthjellta. Ai u zgjodh thjesh si figure e pranueshme nga votuesit...Te tjere i terheqin fijet. Per te balancuar pak, vendosen Kamalen , po ajo tregoi qe eshte krejt e paafte...nuk mund t'i besosh asgje. Njelloj kompensimi e ben Blinken, qe eshte shume aktiv dhe i zoti. Por ai shpenzon me shume kohe te "rregulloje" dhe "sqaroje" gafat qe ben Bajden. Nuk eshte fjala per puç. Eshte fjala te gjendet nje zgjidhje se politika qe po ndjek USA, sidomod ekonamia, ka probleme te mprehta. Po zgjidhja do kerkoje kohe. Specialiste qe marrin vesh nga kjo pune thone se duhet zevendesuar fillimisht Kamala me nje person te pershtatshem, te mencur dhe me aktiv. Pastaj duhet liruar Bajden gradualisht duke transferuar detyra tek zv. Presidenti i ri. Ne zgjedhjet e ardheshme, Bajden terhiqet per arsye shendetsore.