Putin i sëmurë rëndë? Ja çfarë thotë ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov

30 Maj 2022, 09:43Bota TEMA

Putin i sëmurë rëndë? Ja çfarë thotë

Sergei Lavrov u është përgjigjur “thashethemeve” që janë përhapur për gjendjen shëndetësore të presidentit rus Vladimir Putin. Ministri i Jashtëm rus, në një intervistë për televizionin francez TF1 tha se nuk është aspak e vërtetë që Putini është i sëmurë apo i dobët.

“Presidenti Vladimir Putin del në publik çdo ditë. Ju e shihni në ekranet televizive,  lexoni dhe dëgjoni fjalimet e tij. Unë nuk mendoj se një person i arsyeshëm mund të dyshojë për ndonjë shenjë sëmundjeje në këtë person,” tha Lavrov.

Kujtojmë se fjalët rreth shëndetit të liderit rus qarkullojnë prej kohësh, ndërsa ditën e djeshme një gazetë britanike, duke cituar një ekzekutiv të lartë të Shërbimit Federal të Sigurisë së Federatës Ruse, shkroi se Putin ka probleme serioze shëndetësore. Sipas gazetës, mjekët Putinit i kanë dhënë jo më shumë se 2-3 vjet jetë.

Ekzekutivi i FSB-së, citohet të ketë thënë se problemet shëndetësore po e bëjnë presidentin rus që të humbasë gradualisht shikimin. Kurse Kreu i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës, Kirill Budanov, tha se Putin “ka shumë sëmundje serioze, një prej të cilave është kanceri”. 

 

3 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    laver, vari hejbet se për gënjeshtra ju jeni profesionistë,edhe sikur të ketë vdekur ju thoni,është gjallë!! të rrojë dhe pak dhe futini një plumb a një helm si e keni zakon,nga anët tuaja,dhe pastaj hidhjani gjithë fajet atij!! por sido që të ndodhë disa nga ju do ti bëjnë shoqëri!!psh ti e disa si puna tënde!! laver,u treguat koqe që ditën që vendosët të sulmonit ukrainën!! ishte ajo pika e moskëthimit,ajo pika kur nuk "ka më karburant për tu këthyer pas"!! laver jo të gjithë gangsterët vënë nën thundrën e tyre një shtet a një qytet!!shumica shkojnë për les kari,vriten si qen rrugësh!!dhe për ju e njëjta gjë!!kërkuat të vini nën thundrën tuaj gjithë botën,por do shkoni për lesh kari!! edhe sikur të bëni me të vërtetë atë me të cilën e keni kërcënuar botën!! po e bëtë atë që thoni prej kohësh,agresionin atomik!? do tu shkërdhejë tërë bota mbarë edhe kina e india bile dhe kuba e siria!! sepse të gjithë do të shkojnë për lesh kari!! kudo që ti drejtoni ju bombat atomike!?do të keni përgjigje totale,por dhe do të kemi një shkatërrim total!! dhe kina e gjithë bota do të shkoj për LESH!! nga ju nuk ka për të mbetur askush i gjallë!!do të ketë një hakmarrje të jashtëzakonshme,të paparë as në kohën e xhingis khanit!!edhe në atë kohë dikush shpëtonte na masakrat e tij!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jonuz

      E po thone se ne shqiptaret jemi injoranta.Ja doli dhe nji i squt si ju qe ja neroi nji per nji .Tani Rusi nga frika do te terhiqet .

      Përgjigjjuni
    2. d
      dinjiteti

      Ik mer MUT,,,FITORJA JOTE ESHTE OKSIGJEN PER DIKTATORET KUDO NE BOTE,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje