Irani zotëronte “material të mjaftueshëm për 11 bomba” me uranium të pasuruar në fillim të luftës dhe mund ta kishte kthyer atë në material bërthamor të gradës ushtarake brenda vetëm një jave, sipas zyrtarëve të lartë të administratës së Trump.
Duke folur me gazetarët gjatë një telefonate të martën, zyrtarët thanë se stoku iranian përbëhej nga 10 mijë kilogramë uranium i pasuruar, nga të cilat rreth 460 kilogramë ishin pasuruar në nivelin 60%.
Sipas njërit prej zyrtarëve, ky material mund të ishte çuar në pragun 90% – që përgjithësisht konsiderohet si nivel i gradës ushtarake – brenda “një jave deri në dhjetë ditë”.
Zyrtarët shtuan se Irani kishte testuar edhe “mbështjellësa” dhe “detonatorë” për armë, çka, sipas tyre, dëshmonte se Teherani do të ishte në gjendje ta merrte shpejt uraniumin e pasuruar në nivel ushtarak dhe ta shndërronte atë në armë për t’u përdorur kundër kundërshtarëve.
Ky përditësim ofron përshkrimin më të detajuar deri tani, që nga nisja e luftës, mbi vlerësimin e administratës amerikane për programin bërthamor të Iranit.
Ai vjen në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës po argumentojnë se lufta ishte e nevojshme për të eliminuar aftësinë e Iranit për të zhvilluar armë bërthamore.
Trump ka deklaruar vazhdimisht se goditjet amerikane ndaj Iranit vitin e kaluar “e shkatërruan plotësisht” programin bërthamor të vendit.
Megjithatë, sipas një zyrtari të lartë të administratës, material bërthamor i pasuruar vijon të ndodhet në të tre objektet.
Pse nuk tregon administrata e trapit sa koka berthamore ka Izraeli nese keta fashist njerin e lejojn kurse tjetrin e bombardojn ,ku eshte drejtesia e OKB ku Izraeli as nuk lejon kontrollimin nga ligji nderkombrtare .
bullshit.
Keshtu thate dhe per Irakun dhe perfundimi dihet.
Ajo qē nuk pranohet nē kētē konflikt, ēshtē urrejtja 30 vjeçare e Izraelit ndaj Iranit, dhe Amerika Trump duhet tē futet nē konflikt kur ta sheh ajo tē arsyedhme dhe jo kur tē duan shtete tē tjera pasi motivi nuk pērputhet me ndërhyrjen.