Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore, Italia ngrit në ajër avionët luftarakë

28 Gusht 2025, 19:41Bota TEMA
Aeroplani rus shkel hapësirën ajrore, Italia ngrit në ajër

Italia ka ngritur në ajër avionë luftarakë, për t’ju kundër-përgjigjur një avioni rus, i cili dyshohet se kishte shkelur hapsirën ajrore.

Sipas mediave të huaja, Komanda Ajrore e NATO-s tha se dy avionë italianë F-35 u ngritën në ajër nga Estonia.

Burime të NATO-s thonë se kjo është hera e tretë që avionët janë ngritur në ajër në më pak se dy javë.

Dy avionë luftarakë gjermanë Eurofighter u ngritën dje në ajër për të kapur një avion zbulues rus që fluturonte mbi Detin Baltik, shkruan A2.

Dyshohet se Moska përdor avionë të tillë për të mbledhur informacione rreth aktivitetit ushtarak të NATO-s në bregdetin Baltik, veçanërisht në Poloni, Gjermani, Danimarkë dhe Suedi. 

2 Komente

  1. U
    UNIVERSITETI KRISTAL

    Oooo KRISTALI... NGRIT NE AJER APO nGRE NE AJER!!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. .
      ......

      me duket se jua ben pilinçi tekstet ketyre....

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje