Akuzoi presidentin Biden për sulm seksual, gruaja kërkon nënshtetësi ruse

31 Maj 2023, 16:12Bota TEMA

Akuzoi presidentin Biden për sulm seksual, gruaja kërkon

Një grua amerikane e cila para disa kohësh ka akuzuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për sulm seksual ka udhëtuar drejt Moskës, ku po kërkon nënshtetësi ruse.

Gjatë një interviste të dhënë për një gazetë shtetërore ruse, Tara Reade, 59 vjeçe tha se ndihej e sigurt në Rusi dhe se dëshironte të qëndronte atje.


Reade pretendon se Biden e sulmoi atë gjatë kohës kur ajo punonte në zyrën e tij të Kongresit në vitin 1993. Biden i ka mohuar fuqishëm këto pretendime, duke thënë se “pa asnjë dyshim, kjo nuk ka ndodhur kurrë, kurrë”.

Reade kishte punuar si asistente e Bidenit kur ai ishte senator i Delaware. Ajo mori vëmendje mediatike në vitin 2020, kur filloi fushata presidenciale e Bidenit, duke pretenduar se ai e kishte sulmuar seksualisht atë në një korridor të Capitol Hill kur ajo ishte 29 vjeçe.

Ajo e akuzoi Bidenin se e kishte shtyrë për muri dhe ia kishte vendosur duart nën këmishën dhe fundin e saj. Ajo tha se u largua nga SHBA-ja pasi një politikan republikan i kishte thënë se ishte në rrezik fizik.

Reade ishte një nga disa gra që dolën publikisht në vitet 2019 dhe 2020 për ta akuzuar Bidenin për prekje, përqafime ose puthje të papërshtatshme. Ajo tha se kishte paraqitur një ankesë, megjithëse nuk është gjetur asnjë procesverbal për këtë dhe është e paqartë nëse janë hapur hetime për pretendimet e saj.

3 Komente

  1. T
    Trapi ne burg, Bidoni ne Shtepine e Bardhe

    Jo dhe jo. Bidonit nuk i ngrihet me ka 20 vjet. vetem pare do, se nga poshte ka vdek. Keshtu qe nuk ka hetime. Vetem Trapi eshte hamshor. Ai po, do denohet.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Reshat kolonjari

      E kane blere ruset. U zbulua shume shpejt.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Presidenti ka menduar per mir i shkreti

        Ka dashtun me e ba t'lumtun qytetaren dhe si ja shperblen ajo ? E padit nen akuzen se s'ma beri s'i duhet abuzoj me vrymat ! Turp per kto lloj qytetare kaq mosmirenjohese e arrogante . Pretendoka kjo goxha femer ,qi Plaku President t'e gjente vrymen e duhur .Pika qe s'ju bie . Plaku s'shikon mir e i kerkon gjerat me gisht . Ka gjet dhe e ka fut . Dashkan me demek nji si Tramp qi zbethen komplet brinjet mbase .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje