Një vit pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, shqetësimet për një rrëshqitje të mundshme të Shteteve të Bashkuara drejt autoritarizmit janë shtuar. The Guardian ka intervistuar aktivistë dhe figura të opozitës nga Hungaria, Turqia dhe El Salvadori, vende që kanë përjetuar drejtpërdrejt konsolidimin e pushtetit nga liderë si Viktor Orbán, Recep Tayyip Erdoğan dhe Nayib Bukele.
Të tre paralajmërojnë se shenjat e hershme të autokracisë janë të dukshme dhe se amerikanët duhet të veprojnë shpejt, me strategji të qarta dhe të fokusuara te qytetarët.
Stefania Kapronczay, ish-drejtore e Unionit Hungarez për Liritë Civile, thotë se mënyra se si Trump po forcon kontrollin e tij mbi institucionet i ngjan fazave të hershme të sundimit të Orbánit, por me ritëm shumë më të përshpejtuar.
“Është befasuese sa shpejt shumë kompani dhe institucione private janë përshtatur me vullnetin e presidentit”, deklaroi ajo.
Kapronczay kujton se Orbán, pas rikthimit në pushtet në 2010, ndryshoi rregullat zgjedhore, dobësoi gjykatat dhe kufizoi lirinë e universiteteve dhe mediave, ndërsa BE e cilësoi Hungarinë si “regjim hibrid autokratik”.
Sipas saj, opozita në çdo vend duhet të ketë në qendër problemet ekonomike të qytetarëve dhe jo vetëm retorikë abstrakte për demokracinë. Gazetarja dhe shkrimtarja turke Ece Temelkuran thotë se në Turqi, shenja e vërtetë e autokracisë nisi pas rizgjedhjes së Erdoğanit në vitin 2007.
“Sapo marrin pushtetin për herë të dytë, ata sillen sikur nuk kanë më kufij”, theksoi ajo.
Temelkuran paralajmëron se amerikanët duhet të përgatiten për një “betejë të gjatë” për të mbrojtur demokracinë.
“Iu deshën Erdoğanit 15 vjet për të bërë atë që Trump realizoi për 100 ditë”, tha ajo.
Megjithatë, protestat masive në Turqi pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, tregojnë se opozita mund të rigjallërohet kur bashkon protestën e rrugës me politikën institucionale.
Claudia Ortiz, deputete e opozitës në El Salvador, thotë se opozitat në vendet autokratike shpesh gabojnë duke e fokusuar çdo debat te lideri autoritar.
“Duhet të vendosësh njerëzit në qendër të narrativës. Dhe duhet t’i dëgjosh ata”, theksoi ajo.
Bukele, i njohur për retorikën e tij si “diktatori më cool në botë”, ka shfuqizuar garancitë ligjore, ka marrë kontrollin e gjyqësorit dhe ka ngritur sistemin më të lartë të burgosjes në botë. Megjithëse vazhdon të ketë mbështetje të fortë, Ortiz thotë se shenjat e pakënaqësisë janë rritur.
“Kostoja e jetesës është rritur, shërbimet bazë janë përkeqësuar. Kur realiteti trokët, propaganda bie”, u shpreh ajo. “Muaji i mjaltit po përfundon.”
Të tre aktivistët bien dakord për një gjë: autokracia përparon kur njerëzit heqin dorë, dhe kur opozita dështojnë të komunikojnë qartë dhe thjesht me shumicën e qytetarëve.
“Mos e nënvlerësoni autoritarin”, tha Ortiz. “Demokracia mbrohet çdo ditë, jo vetëm në zgjedhje.”
Autokrate ishin te majtet me kllounin Biden qe donin ta fusnin Trumpin 72 vjet ne burg,dhe pastaj tentuan dhe ta vrisnin o legena qe vetem genjeni pa pike turpi.
Bota ka nevoje per me shume si keta lidera qe po mbrojne familjen tradicionale nga pedofilet e majte.
Bert Pidhi, google Denis Hastert. Edhe shiko fotot e pedofilit qe eshte president tani me femije nen moshe. Ca te majte flisni o bythqirat e Jeffrey Epstein