Mori ryshfet 155 mln dollarë, ekzekutohet ish-bankieri i lartë

9 Dhjetor 2025, 18:02Bota TEMA
Mori ryshfet 155 mln dollarë, ekzekutohet ish-bankieri i lartë

Ish-drejtuesi i China Huarong International Holdings, Bai Tianhui, është ekzekutuar nga autoritetet kineze, pasi u shpall fajtor për marrjen e ryshfeteve në vlerë rreth 155 milionë dollarë.

Sipas mediave shtetërore të Kinës, Bai kishte përfituar shuma të mëdha në këmbim të favoreve në projekte blerjesh dhe financimesh, midis viteve 2014 dhe 2018. Kompania ku ai shërbente është pjesë e një prej fondeve më të mëdha të menaxhimit të borxheve në vend.

Huarong ka qenë prej vitesh në qendër të fushatës antikorrupsion të presidentit Xi Jinping. Ish-kryetari i saj, Lai Xiaomin, u ekzekutua në vitin 2021 për marrje ryshfeti edhe më të lartë. Dënimi me vdekje në raste korrupsioni në Kinë shpesh jepet me pezullim dyvjeçar, por për Bain nuk u dha asnjë lehtësim.

Ai e apeloi vendimin, por Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin. Më pas, Gjykata e Lartë konfirmoi se krimet e tij ishin “jashtëzakonisht të rënda”. Sipas gjykatës, ryshfetet kishin shkaktuar dëm të madh për interesat e shtetit dhe të popullit, raporton Reuters.

Ekzekutimi u krye në qytetin Tianjin, pasi Bain-it iu dha mundësia të takohej me familjarët  dhe të afërmit.

Kina nuk publikon statistika zyrtare për numrin e ekzekutimeve, por organizatat e të drejtave të njeriut thonë se ato janë mijëra në vit.

3 Komente

  1. R
    Roçka I peqinit

    Kina poooo ben drejtesi, ketu ne shqypni eshte parajse, u fut salihajni doli me floke dhe hunde te bukur nga burgu, u fut veliaj ne burg doli me barre (ajola).

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nastradini

      Nuk ka shperdorim detyre aty ?

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhezo Smokthina

        Pse, nuk e bënë deputet a ministër këta? Sa të pashpirt! Kjo është hapur shkelje e të drejtave të njeriut! Jo , or vëlla, trajtim të merituar dhe me respekt ju bëjmë ne hajdutëve dhe ryshfetxhinjëve, i fusim në parlament dhe qeveri, i vëmë në krye të bashkive. sepse tek ne respektohen vlerat, jo të priten me kosë si bar i keq. Ja, Gjin Gjonin Berisha e bëri deputet, Rama po e mban Ballukun si vlerën më të çmuar që ka në kabinet, e plot e plot raste të tjera që shfaqin shkoqur respektin dhe nderimin që meritojnë në shoqëri kontigjenti i hajdutëve dhe i të korruptuarve. Por faj ka populli kinez, një popull i nënshtruar, i cili nuk ngrihet dhe ti vërë fre pashpirtësisë së Presidentit Xi. Jo or, vëlla, këtu tek ne ngrihet i madh dhe i vogël në mbrojtje të hajdutëve dhe të korruptuarve, paatrinszhistët të fyejnë, shajnë, përbuzin deri edhe të kërcënojnë jetën po qe se thua ndonjë fjalë kundër hajdutëve. Lëre pastaj çdo u punonin atyre prokurorëve që do jepnin dënime të kësaj shkallet që të rrënqeth mishtë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje