Shifra të frikshme, 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit

9 Dhjetor 2025, 12:42Bota TEMA
Shifra të frikshme, 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit

2025-a ishte një vit vdekjeprurës për gazetarët në mbarë botën. Reporterët pa kufij, në raportin vjetor të publikuar mbi realitetin global të përcjellësve të informacionit, sjell shifra të rënda sa i takon pasojave dhe jetëve të humbura në terrene të ndryshme nëpër botë.

67 gazetarë u vranë gjatë 2025-ës një shifër që ka ardhur në rritje krahasuar me një vit më herët sipas raportit të së njëjtës organizatë globale.

Thuajse gjysma e tyre humbi jetën në lindjen e mesme ndërsa ushtria izraelite në luftën e gazës, shihet si përgjegjëse për vrasjen e 29 gazetarëve.

Me 2025 që përbën vitin më vdekjeprurës për gazetarët në 3 vitet e fundit, Meksika rezultoi vendi I dytë më I rrezikshëm në botë, ku sipas Reporterëve pa kufij humbën jetën 9 gazetarë.

Problem global mbetet edhe arrestimi I gazetarëve. Në të gjithë globin janë ende 503 të tillë të ndaluar më Kinën që përbën vendin kryesor sipas këtij treguesi. Reporterët pa kufij e quajnë Kinën si burgun më të madh për gazetarët pasi aktualisht në qelitë e vendit komunist qëndrojnë 128 gazetarë të arrestuar. Rusia e ndjek në vendin e dytë me 48 të tillë duke qenë njëkohësisht vendi që arreston më shumë gazetarë të huaj.

Shifrat e raporti vjetor të reporterëve pa kufij sjellin tregues të tjerë të këqinj, pasi nga 1 dhjetori 2024-1 dhjetor 2025 ende rezultojnë 135 gazetarë të zhdukur, shumica e tyre në meksikë dhe në lindjen e mesme.

20 gazetarë ndërkohë mbahen aktualisht peng, me 7 prej tyre të kapur nga Houthit në Yemen.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Reporterëve pa Kufij Thibaut Bruttin, shifrat pasqyrojnë atë që ndodh kur urrejtja ndaj gazetarëve arrin kulmin. 67 të vrarët këtë vit sipas tij, nuk ishin viktima të rastësishme, por u vranë të shënjestruar për shkak të punës së tyre.

"Kjo është ajo që ndodh kur urrejtja ndaj gazetarëve arrin në ekstrem! Ajo çoi në vdekjen e 67 gazetarëve këtë vit – jo rastësisht, dhe ata nuk ishin viktima të rastësishme. Ata u vranë, të shënjestruar për shkak të punës së tyre. Është plotësisht e ligjshme të kritikosh median — kritika duhet të shërbejë si një katalizator për ndryshimin që siguron mbijetesën e shtypit të lirë, një të mire publike. Por ajo nuk duhet të kthehet kurrë në urrejtje ndaj gazetarëve, e cila në masë të madhe lind — ose nxitet qëllimisht — nga taktikat e forcave të armatosura dhe organizatave kriminale.

Kjo është ajo ku na çon pandëshkueshmëria për këto krime: dështimi i organizatave ndërkombëtare që nuk janë më në gjendje të garantojnë të drejtën e gazetarëve për mbrojtje në konflikte të armatosura është pasojë e rënies globale të guximit të qeverive, të cilat duhet të zbatojnë politika publike mbrojtëse.

Dëshmitarë kyç të historisë, gazetarët janë shndërruar gradualisht në viktima të rastësishme, në dëshmitarë të padëshiruar, në monedhë shkëmbimi, në pengje të lojërave diplomatike, në burra e gra që duhen "eliminuar". Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj ideve të rreme për reporterët: askush nuk e jep jetën për gazetarinë — ajo u merret; gazetarët nuk thjesht vdesin — ata vriten" thotë Thibaut Bruttin, Drejtor i Përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij në raportin e publikuar për vitin 2025. 

 

2 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "Thuajse gjysma e tyre humbi jetën në lindjen e mesme ndërsa ushtria izraelite në luftën e gazës, shihet si përgjegjëse për vrasjen e 29 gazetarëve."sa ishin në të vërtetë gazetarë dhe sa "gazetarë" vetëm e vetëm e vetëm se kishin një shkrim "PRESS" në gjoks??

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bobi

      Meqe Meroja , nuk e publikoi komentin tim te pare, po shkruaj nje te dyte. Ne gaza jane vrare 260 gazetare , nga te cilet 189 punonin rregullisht per agjenci lajmesh te mediave perendimore. Tani , ti , me komentin tend thjesht po ben autoparlantin e propagandes sioniste qe pretendon qe ata gazetare jane antere te Hamasit. Nje pretendim idiot , qe te ve ty ne pozicioni e lavires se cifuteve. Sionistet , me qellim , nuk lejuan asnje gazetar ose persona te mediave ne gaza per te mbytur te verteten dhe krimet e papara qe ata po bejn aty. Per mua ata gazetare jane heroj te cilet , me vetedije , sakrifikuan jetet e tyre per te na vene para syve GJENOCIDIN qe cifutet po bejne ne palestine. Pretendon qe jo cdo person qe ka nje ' PRESS" ne gjoks eshte gazetar. Jam dakort me ty sepse gati 50% e " gazetareve" perendimore jane ose agjente te sherbimeve inteligjente ose pjestare aktive ne propaganden e nje shteti apo organizate. Por asnje nga ata nuk eshte vrare apo prekur. Hiq dore nga mbulesa mediatike qe po i ben propagandes sioniste se nuk te nderon as ty dhe as shqiptaret.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje