Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 8 dhjetor se Kievi “nuk ka të drejtë morale” që t’i japë territor Moskës, teksa Uashingtoni për kërkon kompromise.
“Sipas ligjit ukrainas, Kushtetutës apo ligjit ndërkombëtar, ne nuk kemi të drejtë ligjore. Ne nuk kemi të drejtë morale, po ashtu”, tha Zelensky gjatë një takimi online më 8 dhjetor, kur u pyet nëse Kievi po e shqyrton mundësinë që të dorëzojë territor.
“Sigurisht, Rusia insiston që ne të heqim dorë nga territori. Sigurisht që ne nuk duam të dorëzojmë asgjë. Për këtë ne po luftojmë”, shtoi ai.
Duke komentuar draft-propozimin për paqe të SHBA-së, Zelensky tha se ai është reduktuar në 20 pika dhe pikat që haptazi ishin antiukrainase janë hequr.
“Ishin 28 pika, tani janë 20. Pikat që haptazi ishin antiukrainase janë hequr. Amerikanët janë, në parim, për gjetje të një kompromisi. Sigurisht, ka çështje të ndërlikuara sa i përket territorit. Deri më tani nuk është gjetur ndonjë kompromis”, tha Zelensky.
Zelensky shkroi në X pas takimit të tij më 8 dhjetor në Londër me kryeministrin britanik, Keir Starmer, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Friedrich Merz, se ai i kishte “informuar mbi kontaktet tona me Shtetet e Bashkuara dhe mbi punën për të gjitha propozimet që aktualisht janë në tryezë”.
“Është e rëndësishme që të punojmë së bashku mbi të gjitha dokumentet, përfshirë kornizën e përgjithshme të paqes, garancitë e sigurisë dhe rimëkëmbjen e Ukrainës pas luftës”, theksoi ai.
“Fati i Ukrainës është fati i Evropës”, shkroi në rrjetet sociale kancelari gjerman, Friedrich Merz. “Askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim: Mbështetja jonë nuk do të dobësohet”.
Gjatë ndalesës së tij të radhës në Bruksel, Zelensky u takua me kreun e NATO-s, Mark Rutte, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
“Ne diskutuam në detaje për punën tonë me partnerët amerikanë mbi hapat drejt paqes, garancitë e sigurisë dhe forcimin e qëndrueshmërisë sonë. Po ashtu, biseduam për nismën PURL dhe kredinë për rindërtim”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale pas takimit në Bruksel.
“Ndërsa bisedimet për paqe po vazhdojnë, BE-ja mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën. Propozimet tona për financim janë në tryezë”, tha Ursula von der Leyen pas takimit me presidentin ukrainas.
“Qëllimi është një Ukrainë e fortë, si në fushëbetejë ashtu edhe në tryezën e negociatave”, shkroi ajo në X.
“Sovraniteti i Ukrainës duhet të respektohet. Siguria e Ukrainës duhet të garantohet, në plan afatgjatë, si një vijë e parë mbrojtëse për bllokun tonë”, tha ajo.
“Evropa duhet të vazhdojë të kontribuojë në të gjitha përpjekjet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën”, përfundoi shefja e KE-së.(REL)
Po keta jane ne vete?!!!
Po ato ti kan mar ,shif mos te marin te tjera se ato iken doni apo sdoni
Atehere vezhdo luften qe e provokove ti me gjithe kllounin Biden dhe bythqirat e Europes qe te premtuan se do te fusnin ne NATO dhe u tallen pa pike turpi.Apo e ka fajin Trumpi dhe per kete.
Zakonisht behet treshe, por ja qe ka edhe katershe jane meshkuj gay. Zhele e provokove luften t'a futen e po t'a fusin sa krahu Perendimi Kolektiv, cdo dite po te ikin llokma territoresh dhe ti kar-agjoz me license je ne roliin tend natyral kokrra e hajdutit Ali Baba me 40 hajdute, shkaterrove nje shtet dhe nuk po kupton asgje, vjen verdalle si pordha neper breke duke u perqafuaar e puthur me gay-t e BE dhe G.B.
Zhele dhe per ata 3 copat e mutit qe takon e beni vetem plane ne leter se ne terren je shkaterruar bashke me NATO-n qe eshte pjese kryesore e luftes, firmos sa nuk eshte vone! Kater TERITORET kane bere referendum sipas te gjitha Ligjeve Nderkombetare dhe Kartes se OKB duke u bashkuar me Rusine se ciles i perkasin, vetevendosja eshte e drejte e popujve.......
një tufë prej 5 bqirësh bij putini në sulm për të mbrojtur putanën e tyre!
Ke te drejte o "cenosuma" 5 bithe shkerdhyer ....ata ' siper ne foto dhe ti i pesti ketu , qe na çan rroten e carrit me debilizmin tend !!!
po byçkë po!ti e ke ngrënë dy herë!dy pseudonime të ndryshme!!
Teritoret e Ukraines nuk kan te drejte por ku e moren te drejten keta Fashiste qe tokat Shqiptare jua dha fqinjeve,ku edhe sot nuk jepet e drejta qe ta permendin se ka ndodhur le ta lexojne historine ne arkivat e tyre ,por Shqiperia si shtet i dobet i koruptuar ndoshta jan shitu dhe dikush i mbushi xhepat ,por Ukraina nuk eshte Shqiperi din te prodhojn arme dhe dota lene Rusine pa gjum te qete tere jeten.