Aleatët e rivalit të Putin në alarm, nuk kanë dëgjuar nga i burgosuri i Kremlinit për 6 ditë

11 Dhjetor 2023, 22:10Bota TEMA
Aleatët e rivalit të Putin në alarm, nuk kanë dëgjuar

Aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës ruse, Alexei Navalni lëshuan alarmin të hënën, duke thënë se as ata dhe as avokatët e politikanit nuk kanë dëgjuar prej tij prej gjashtë ditësh.

Navalni, i cili po vuan një dënim 19-vjeçar me burg lidhur me akuzat për ekstremizëm, duhej të paraqitej në gjykatë të hënën me video lidhje, por kjo nuk ndodhi, tha zëdhënësja Kira Yarmysh. Ajo tha se zyrtarët e burgut thanë se lidhja me video nuk ishte e mundur për shkak të problemeve të energjisë elektrike. Avokatët ditët e fundit gjithashtu nuk kanë qenë në gjendje të komunikojnë me zotin Navalny, sipas zonjës Yarmysh.

"Tashmë është dita e gjashtë radhazi që ne nuk e dimë se ku është Alexei dhe çfarë po ndodh me të", shkroi Yarmysh në platformën X.

Departmanti amerikan i Shtetit tha të hënën se nuk ka ndonjë informacion mbi vendndodhjen e tij.

"Jemi shumë të shqetësuar për mirëqenien e zotit Navalni pas njoftimit të avokatëve të tij se nuk kanë kontaktuar me të që gati një javë dhe pasi që nuk doli para gjyqit sot siç ishte planifikuar," deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller.

3 Komente

  1. K
    Kemi ne merak te madh

    Ku ndodhet Navalni? Shume e thjeshte: Pyesni "Shefin" e ushtrise private Wagner Prigozhin, ai di me shume e mund t'u sqaroj.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Si per humanizem kujt i intereson .

      Nga pershkrimi i shkurter klinik ankimor qe une kam pare dje ne media , mua me ben te mendoj se per Aleksin duhet te kerkohet qe ti behet urgjentisht analiza e gjakut per nivelin e Vitaminen D mbasi mund ti kete rene shume nen minimalin normal . E them kete me dashamiresi humane , mbasi nga nje gjendje e tille une kam vuajtur vete shume-shume keq .

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jeuvgenij Karandash-i

        Po pyeteni Zhelensskin se ndoshta din noji gjo !!!Se mos ka vajtur te kerkoje opozitaret ukrainas andej nga i dergon Zheleja me plumba kokes !!! Apo Zhelja ka karta bianka nga ju per kete trajtim "special" qe ju ben opozitareve te tij ???!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje