Kush është 40-vjeçarja që sfidon Putin, synon të rrëzojë nga froni kreun e Kremlinit

11 Dhjetor 2023, 16:08Bota TEMA
Kush është 40-vjeçarja që sfidon Putin, synon të

Vladimir Putin njoftoi të premte se do të rikandidojë për president, por kë do të ketë përballë? Një grua e panjohur po sfidon liderin rus. Ajo quhet Yekaterina Duntsova, 40 vjeç, gazetare, avokate dhe nënë e tre fëmijëve, që pavarësisht eksperiencës së vakët politike synon të rrëzojë nga froni Putin në zgjedhjet e 17 marsit 2024.

Ajo është zotuar për paqe me Ukrainën, lirimin e kritikëve të burgosur të qeverisë dhe paraqitjen e Rusisë me një ‘fytyrë humane’, që dëgjon shqetësimet e qytetarëve. Sipas saj, kjo mund t’u japë shpresë kundërshtarëve të operacionit ushtarak në Ukrainë, centralizimit të pushtetit dhe dorës së hekurt ndaj disidencës. Duntsova është e vetëdijshme për rrezikun.


“Nga etiketimi si agjente e huaj deri tek burgimi. Mund ta imagjinoj se cilat do të jenë pasojat për mua”, deklaroi Yekaterina Duntsova, kandidate për presidente, Rusi:

E pyetur se si do të duket Rusia në rast se fiton, ajo shprehet: “Së pari do të jetë një Rusi me fytyrë humane, që nuk është e mbyllur, por paqësore, miqësore dhe gati të bashkëpunojë me këdo bazuar tek respekti. Mbi të gjitha, ky respekt duhet të shtrihet në gjithë vendin. Është e rëndësishme të pajtojmë njerëzit që jetojnë këtu”.

Për Duntsovën, edhe arritja deri në raundin e dytë do të jetë një fitore, pasi do të thotë se mbështetja për kreun aktual të shtetit nuk është aq e lartë sikurse thonë sondazhet, se 90 për qind e popullsisë e mbështet atë.

Një grup i quajtur “Selia Qendrore”, i krijuar nga aktivistët që ndihmojnë të ikurit të sistemohen jashtë shtetit, beson se pjesëmarrja e sfidantëve të Putin përbën një gur kilometrik.

“Ajo është gruaja e vetme që kandidon dhe kandidatja e vetme që nuk është përfshirë në punët dhe aferat e qeverisë”, deklaroi Andrei Davydov, koordinator i “Selia Qendrore”.

Analistë të tjerë besojnë se Duntsova ka pak shanse që të regjistrohet si kandidate, pasi mund të bëhet udhëheqësja e ndjesisë anti-Putin.

8 Komente

  1. s
    svjetllana

    Diktatoret rezohen ose kur i mer Zoti ose me puc ushtarak sepse zerat e demokracise ne Rusi jane te pakta sepse Putini i asgjeson,i helmon e i zhduk dhe keto dihen boterisht.

    Përgjigjjuni
    1. s
      svjetllana

      Diktatoret rezohen ose kur i mer Zoti ose me puc ushtarak sepse zerat e demokracise ne Rusi jane te pakta sepse Putini i asgjeson,i helmon e i zhduk dhe keto dihen boterisht.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Putina putana

        Iku per lesh dhe kjo .....do tja degjoni lajmin ...u hodh nga dritarja pas nje depresioni ...

        Përgjigjjuni
        1. P
          Profesor Gjebrea dhe mekaniku Hason

          Suksese kasaj burrneshe, por te ruhet se mos e çojne "per gjah" andej nga Gjergjevica.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Teoniko

            Dy mundesi ka: 99% kjo eshte sa per figure, qe te duket se ne Rusi behen zgjedhje demokratike. 1% eshte budallaqe qe enderon se mund te fitoj ndaj Putinit. Uroj te jete 99% se ndryshe kjo vajze nuk do ta kete te gjate.

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              o niko i teos,99%shi nuk ma merr mëndja,sepse në një vën ku diktatori është absolut!?nuk pranon të vihet në diskutim as për humor portokallie!!1%shi,mund të jetë i vërtetë nëse futet në thonjza"budallaqe" që do të thotë "një idealist që nuk ka problem të sakrifikojë jetën e saj për një jetë më të mirë të të gjithëve"!!nëse tërë njerzit do mendonin si ti!?diktatorët do të lulëzonin në të gjithë botën në një humus si ti!!për fat të keq,njerëz si kjo janë të pakët!njerëz si putana janë gjithashtu të pakët!tipi tënd"i zgjuar koqe nga trutë"janë me shumicë dhe lëpijnë bythët e atyre "të fortëve"duke filluar nga shtëpia e tyre,tek lagjia,e deri tek shteti!!të thuash këto që thotë kjo do të thotë të vësh jetën në rrezik në diktaturën e bqirit diktator të rusisë!!pa njerëz të tillë nuk shkohet asnjëherë përpara!të shpresosh se putana mund të rrëzohet me puç,ose të vdesë!?do të thotë vetëm një gjë!të ndërrosh diktatorin,me shpresën se do të jetë jo aq i ndyrë sa ky i sotmi!!

              Përgjigjjuni
            2. ⚙️ingranazhi

              Presin gjithe kokeloqet te ndodhe cudia , pasi e beren te vdekur putinin nga 100 here , me kancer nja 200 te tjera , tani shpresojne si tek fabula , ku ujku shpresonte ti binin koqet dashit qe ti hante … Vetem anti suma beson te tilla karlleqe

              Përgjigjjuni
              1. a
                anti25642654censurë

                granazho,mo e vraj fare,lene se e vras unë!!ti vazhdo e beso atë që ke besuar gjithnjë"paraja svjen erë të keqe"dhe kur me të kanë fshirë bythën!!ti vazhdo e lëpija koqet dashit dhe ne vazhdojmë të shpresojmë ti bien!!çfardo që të ndodhë ti je i fituar!!tashti për tashti,ti ja lëpin e ne shpresojmë!ti je në fitim!!nëse i bien!?ne kënaqemi e ty të mbeten në gojë!prapë ti dyfish i fituar,por dhe ne fitojmë pa prekur bolet me dorë!!kotë nuk i thonë!ti si bqir, je i fituar gjithnjë!!dhe qefin e bën dhe paratë i merr!!

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje