Aludime për vrasjen e Ajatollah Ali Khamenei, reagon Mosad

5 Korrik 2025, 17:38Bota TEMA
Aludime për vrasjen e Ajatollah Ali Khamenei, reagon Mosad

Shërbimi sekret izraelit, Mosad, ka hedhur poshtë zërat që qarkullonin së fundmi për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Përmes një deklarate zyrtare, Mosadi ka konfirmuar se Khamenei është gjallë. “E përsërisim: është gjallë”, thuhet në deklaratën e agjencisë izraelite, në përgjigje të spekulimeve që kishin nisur të përhapen për gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se kanë “neutralizuar” kreun e forcave Radwan, një njësi elitare sulmuese e Hezbollahut, gjatë një operacioni të posaçëm në Liban.

Sipas burimeve zyrtare, komandanti i njësisë është goditur ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij.

1 Komente

  1. I
    Igor

    Po te donin ta vrisnin dota kishin vrare qe ne diten e pare te sulmit por qellimi eshte qe Iranin ta dobesojne krejtesisht ku populli dota largon dhe keshtu i vjen fundi i ekzistences te Ajotullaheve ne Iran.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje