Donald Trump: Irani ka refuzuar inspektimet e programit të tij bërthamor dhe nuk ka ndalur pasurimin e uraniumit

5 Korrik 2025, 10:37Bota TEMA
Donald Trump: Irani ka refuzuar inspektimet e programit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Irani nuk ka pranuar të lejojë inspektime në programin e tij bërthamor dhe as të ndalë procesin e pasurimit të uraniumit.

Gjatë një prononcimi për gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, Trump theksoi se programi bërthamor i Teheranit është në thelb i rrënuar, por nuk përjashtoi mundësinë që Irani të jetë duke e rikthyer atë në një vend tjetër.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi gjithashtu se çështja e Iranit do të jetë në qendër të diskutimeve me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë vizitës së këtij të fundit në Uashington të hënën e ardhshme.

2 Komente

  1. K
    Km

    Mos ja fut kot, zoti Trap. Deri dje the se shkaterrove gjithecka, dhe Irani nuk ka me aftesi. Sot thua se Irani vazhdon prodhimin. Mos po pranon se deshtove? Mos po shpallet nisjen e nje luften te dyte? A mund te besojme, atehere, per armepushim dhe paqe ne Gaza? Se mbase duhet nje sulmi ndaj iranit per te justifikuar krimet Izraelit amerikane qe vazhdojme ne gaza

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      Per kuptimin tim ky Idiot nuk ka lidhje me trurin dhe nuk e kuptoj se si eshte e mundur qe e gjith bota idiote e mbeshtet sidomos Evropa intelektuale duhet qe tja tregon dhembet dhe mos te mvaren nga Amerikanet pse neve jemi ma te afte se ata kauvbojt ,femij dhe gra vrasesit sjane asgje tjeter mikrobi ka ma shum vlere se ata.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje