Në Lindjen e Mesme tensionet po rriten me shpejtësi, ndërsa rreziku i një lufte të madhe, përfshirë edhe një përplasje të mundshme mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit, duket i prekshëm. Analiza e Middle East Eye tregon se strategjitë e fundit të Izraelit dhe SHBA-ve, përfshirë përforcimin ushtarak dhe synimin ndaj udhëheqësve iranianë, mund të çojnë rajonin në një krizë të re të madhe.
Pak ditë pas vizitës së Presidentit amerikan Donald Trump në Davos dhe promovimit të ashtuquajturit “Board of Peace”, grupi i aeroplanmbajtëse USS Abraham Lincoln u vendos pranë Iranit.
Mediat izraelite raportojnë gjithashtu për mbështetje logjistike dhe inteligjence nga Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Britania e Madhe në rast të një sulmi.
Megjithatë, Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë deklaruar publikisht se nuk do të lejojnë që hapësira e tyre ajrore apo territori të përdoren kundër Iranit, një deklaratë që zyrtarët iranianë e shohin si të pamjaftueshme.
Konflikti i fundit mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit pati kulmin në qershorin e vitit të kaluar, kur sulmet izraelito-amerikane zgjatën 12 ditë, duke goditur komandantë ushtarakë, shkencëtarë bërthamorë dhe bunkerët e uraniumit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërkonte ndryshim regjimi dhe madje planifikonte eliminimin e udhëheqësit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei. Shtetet e Bashkuara, nga ana tjetër, ishin më të kujdesshme. Por tani, sipas analizës, hezitimi amerikan duket se ka rënë dhe Khamenei mund të jetë synimi kryesor i një operacioni të ardhshëm.
Brenda Iranit, protesta të mëdha kundër regjimit dhe shtrenjtimit të jetesës kanë rezultuar në qindra, ndoshta mijëra viktima, sipas burimeve të ndryshme.
Revolta filloi nga tregtarët në Teheran dhe u përhap në qytete të tjera, duke reflektuar zemërimin e popullsisë pas dekadash sanksionesh, korrupsioni dhe keqmenaxhimi shtetëror. Sidoqoftë, agjencitë inteligjente perëndimore dhe izraelite mund të kenë nxitur tensionet, duke shfrytëzuar zemërimin e brendshëm për qëllime politike
Politika e “presionit maksimal” ndaj Iranit, ka dëmtuar ekonominë e vendit, duke goditur popullsinë civile dhe duke e bërë Iranin më të brishtë për manipulime të jashtme. Kjo tregon se strategjia e Izraelit dhe SHBA-ve është një kombinim i presionit ekonomik dhe kërcënimit ushtarak.
Situata në rajon është po aq e ndërlikuar. Pasi Izraeli dhe SHBA-të dështuan të fragmentojnë Sirinë dhe të krijojnë kontrolle mbi Gazën apo territoret e pushtuara palestineze, strategjia e ardhshme e Netanyahu-t duket se synon Iranin. Megjithatë, çdo sulm ndaj Iranit mund të çojë në destabilizim të madh rajonal: civilë iranianë mund të ikin në Turqi dhe Arabinë Saudite, duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit.
Analiza e Middle East Eye thekson se betejat e Izraelit nuk janë thjesht politike, por shndërrohen në një luftë për mbijetesë rajonale.
Ndërkohë që Netanyahu synon të imponojë ndikim, realiteti tregon se forcat rajonale, përfshirë Iranin, Turqinë dhe Arabinë Saudite, po bashkohen për të mbrojtur sovranitetin dhe ekuilibrin në Lindjen e Mesme.
Jemi tue pritur kure dote filloj tani eshte Irani por kush eshte ne radhen tjeter ,Turqia si ushtri ma e forte ne lindjen e mesme nese keta dy dobesohen mbetet Izraeli fuqia ma e forte ne Mesdhe dhe dota mari rajonin ,mbas saj dote plasi edhe ne ballkan dhe neve dote na shkelin me kembe pse jemi mbetur pa ushtri dhe pa mbojtje pse populli ka ikur kurse NATOS nuk i intereson per neve dhe jane te ngarkuara me Ukrainen dhe vendet Arabe per ta mbrojtur Izraelin.
Shtetet Arabe jan vet fajtore qe sot ndodhe keshtu ,kur ata te gjith u larguan nga trditat Arabe dhe moren rugen e Amerikaneve pa e llogaritur te sotmen kur Amerika e pregaditi Izraelin per tu zgjeruar dhe sot erdhi koha qe eshte ushtria ma e forte ne mesdhe tani e zhdukin Iranin dhe Turqine kurse te tjeret dote kapitullojne pa lufte pse i ka frikesuar Amerika qe mos reagojne .
Cilat jane "traditat arabe" mor katunar i trashe? Jane pushtimi dhe kolonizimi? O trupeshk, thirri mendjes!