Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes” të Trumpit

28 Janar 2026, 20:00Bota TEMA
Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të

Kroacia nuk do t’i bashkohet “Këshillit të Paqes”, strukturë e prezantuar së fundmi nga presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar kryeministri kroat Andrej Plenković.

Duke folur për mediat, Plenković tha se vendimi është marrë pas një analize të detajuar, por pa dhënë shpjegime konkrete për arsyet e mosangazhimit të Kroacisë. “Qëndrimi i qeverisë është që, për momentin, Kroacia të mos i bashkohet Këshillit të Paqes për disa arsye”, deklaroi ai, duke shtuar se nuk do t’i bëjë publike këto arsye.

Qeveria kroate kishte bërë më herët të ditur se vendi ishte ftuar të bëhej pjesë e kësaj strukture, e cila pritet të drejtohet nga Donald Trump. Plenković kishte theksuar gjithashtu se, si vend anëtar i Bashkimit Evropian, Kroacia priste fillimisht një qëndrim të përbashkët të BE-së për këtë çështje.

Krijimi i “Këshillit të Paqes” u shpall javën e kaluar nga Trump gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, fillimisht si pjesë e një plani amerikan për përfundimin e luftës në Rripin e Gazës. Megjithatë, ambiciet e këtij këshilli shkojnë përtej këtij konflikti, pasi synojnë ndërhyrjen në zgjidhjen e krizave globale, çka sipas kritikëve mund ta vendosë atë në konkurrencë me Kombet e Bashkuara.

6 Komente

  1. P
    Patronazhisteve cekic ballit

    Trampi i ka ditet e numeruara si President. Ky idioti yne shkon e fut Shqiperine si Berisha atehere ne Shoqaten Islamike.

    Përgjigjjuni
    1. E
      E.Xheb Islamofobi !

      Ti sikur shkruaje ndryshe pra ca kohesh.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bravo Kroacise.

      Bravo Kroacia .. me shtylle kurrizore dhe me dinjitet. Ne jemi bere si tapeti i vogel ku fshijne kepucet te gjithe.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Igor

        Bordi i paqes te trumpit nuk eshte per paqe por per interes dhe nxitje lufterash por disa nuk e kuptojne se jan frikacak ose jan Analfabetat e Trumpit .

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ?

          Ska gje se i bashkohet Albania. Pune e madhe se nuk vijne Franca, Anglia, Gjermania, Kanadaja. Cfare jane ato para Shqypnise? Hic gje.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Babloki

            Ahahhaha po nga Bordi Paqes u bë shofer i Ivankës, u telendis palloshi dhe më pas fundi dihet o sufllaxhinj

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje