Nga Kapitoli te Minneapolis: standardi i dyfishtë i dhunës shtetërore

28 Janar 2026, 18:40Bota TEMA

Nga Kapitoli te Minneapolis: standardi i dyfishtë i dhunës

Nga Nju Jorku, Marco Caka

Të bësh një protestë paqësore është një nga aktet më të civilizuara në shoqëritë demokratike. Pikërisht këtë u kërkoi protestuesve në Minneapolis edhe Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump. Deklarata e saj erdhi në një moment krize të thellë, kur zemërimi publik kishte shpërthyer pas vrasjes së Renne Good dhe, së fundmi, Alex Pretti-t nga efektivë të Agjencisë së Mbrojtjes së Kufirit (ICE), vrasje të kryera, sipas pamjeve filmike,  në gjakftohtësinë më të plotë.

Dy ngjarje të rënda, të dokumentuara nga video tashmë virale, kanë tronditur jo vetëm opinionin amerikan, por edhe atë ndërkombëtar. Që prej atij momenti, indinjata e protestuesve është rritur dhe përplasja me trupat e ICE është bërë gjithnjë e më e ashpër. Përballë protestave masive, autoritetet federale kanë shtuar praninë e forcave të tyre në Minneapolis. Madje, në territorin e tensionuar ka zbritur vetë drejtuesi i kësaj agjencie, Gregory Bovino.

Sjellja e Bovinos ka qenë aq agresive, sa protestuesit e kanë akuzuar hapur për qëndrime autoritare dhe retorikë që ngjan më shumë me metodat e regjimeve totalitare sesa me një shtet demokratik. Ironikisht, Bovino vjen nga një familje emigrantësh italianë, me gjyshër të ardhur nga Kalabria. Por kjo trashëgimi nuk duket se ka ndikuar aspak në qëndrimin e tij. Përkundrazi, sipas protestuesve dhe kritikëve, ai shfaq një agresivitet të ftohtë dhe përçmues ndaj emigrantëve, një sjellje që shumëkush e ka krahasuar me oficerët e Gestapos, madje me një lloj nostalgjie të rrezikshme për autoritarizmin.

Kritikët e kanë quajtur Bovinon një “Napoleon të mundshëm”, duke ironizuar edhe estetikën e tij të ashtuquajtur “naziste”. Me valën anti-emigrante të nxitur nga Donald Trump, Minneapolis dukej se ishte momenti politik që Bovino kishte pritur prej kohësh. 55-vjeçari, zyrtar i lartë i patrullës kufitare amerikane, ishte bërë më herët figurë kyçe në operacionet agresive kundër emigracionit në Los Angeles, Chicago dhe qytete të tjera. Por deklaratat e tij pas të shtënave ndaj Alex Pretti-t, një shtetas amerikan 37-vjeçar, e çuan famëkeqësinë e tij në një nivel të ri, aq sa përfundimisht tejkaloi edhe kufijtë e tolerancës së administratës Trump.

Në reagimin fillestar, Bovino pretendoi se Pretti kishte për qëllim të “masakronte agjentët e zbatimit të ligjit”. Ndërkohë që pamjet video rrëzonin këto pretendime, ai jo vetëm që nuk u tërhoq, por i dyfishoi deklaratat provokuese në emisionet kryesore televizive të së dielës.

Edhe pse pranoi se ishte hapur një hetim, Bovino dukej sikur e paragjykonte rezultatin e tij, duke vazhduar ta quante Pretti-n “të dyshuar” dhe jo viktimë.

“I dyshuari e vendosi veten në atë situatë”, i tha ai Dana Bash në emisionin State of the Union në CNN, duke injoruar pamjet që sugjeronin se Pretti po përpiqej të ndihmonte një grua të shtyrë me dhunë përtokë nga agjentët. “Viktimat janë agjentët e patrullës kufitare”, shtoi ai.

    Këtu lind një pyetje thelbësore morale:-  nëse një njeri me origjinë emigrante e quan viktimën “të dyshuar”, atëherë si u quajtën protestuesit e dhunshëm të 6 Janarit që sulmuan Kapitolin, tempullin e demokracisë amerikane? Nëse Garda Kombëtare do të kishte vepruar atë ditë me të njëjtën brutalitet, 6 Janari do të ishte shndërruar në një masakër me mijëra viktima. Por ata u përmbajtën, duke zgjedhur të mbrojnë jetën njerëzore edhe mbi simbolikën e ndërtesës. Ndërsa në rastin e Renne Good dhe Alex Pretti-t, njerëz të paarmatosur, pjesëmarrës në protesta paqësore, u qëlluan pa mëshirë nga oficerë që më shumë ngjallin fantazmat e nazizmit sesa figurën e një polici që ka si parim themelor vlerën e jetës njerëzore.

    Prandaj deklarata e Melania Trump duhet parë më shumë si një dush i ftohtë për trupat e ICE sesa si kritikë ndaj protestuesve të Minneapolis. Sepse protestuesit, pa armë, janë etiketuar si të dhunshëm, madje edhe si “terroristë”, vetëm për të justifikuar krime që pamjet filmike i nxjerrin lakuriq.

Videot janë të qarta se Renne Good dhe Alex Pretti nuk ishin të rrezikshëm. Nuk ishin të armatosur. Nuk ishin terroristë.

Ajo ishte një nënë e brishtë me dy fëmijë. Ai ishte një infermier që shpëtonte jetë njerëzish. Ata nuk kërcënonin jetën e askujt. Ata po kundërshtonin

7 Komente

  1. E
    E verteta tjeter

    E vërteta është se në SHBA nën presidencën e Trampit psikopat kanë ardhur kohë te errëta dhe këta trupat militare të (ICE), të kujtojnë këmishat e murrme , paraardhësit e Gestapos së Himlerit që i shtruan rrugën drejt diktaturës më famëkeqe që ka ekzistuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit , asaj të Hitlerit . Nuk është cudi që po vazhdoi kështu , Amerika , kjo fuqi e madhe , deri tani Demokratie , të kthehet në një makth për Njerëzimin .

    Përgjigjjuni
    1. Artikull bosh dhe qe sorollatet ne teorite e relativitetit. Personalisht nuk jam me asnieren pale dhe jam I pavarur, dhe ju kujtoj Z. gazetar... Ne cdo demokraci ka zgjedhje dhe ne zgjedhjet e lira fituan republikanet dhe Trump-i. Ai kishte nje platforme politike shume te qarte: kthimi i te gjithe emgranteve te paligjshem, mbyllja e kufirit, tarifat, etj. Republikanet fituan voten popullore, fituan kolegjin elektoral, fituan gjithashtu te 7-ta shtetet e lekundura. U tentua ta vrasin nja dy here, ta fusin ne burg, t'a shkaterrojne ekonomikisht, etj. Kjo spjegon pse Republikanet thone se keto zgjedhje shin nje mandat i qarte per Trump-in. Pra populli votoi dhe u shpresh qarte dhe kjo quhet demokraci ne veprim. Problemi eshte se pala tjeter nuk e pranon kete. Jane te tipit ekstrem i majte, dhe quajne cdo gje qe s'i pelqen fashizem, racizem, dhe te gjitha -izmat e tjera. E vetmja menyre qe njohin eshte 'rezistenca' marksiste pa llogaritur se duhen respektuar ligjet qe jane ne fuqi. Mos-respektimi i ligjit ishte nje 'modus-operandi' gjate administrates se kaluar, por tashti Republikanet kane dhe ligjin kane dhe pushtetin dhe duan te zbatojne platformen per te cilen u votuan. Pse nuk shkojne Demokratet ne zgjedhje me nje platforme politike si kufiri i hapur, ri-shperndarje e pasurise, tatimi i larte me baze racore, burrat ne tualetet e grave, dhe te gjitha qe predikojne? Shume e thjeshte, nuk marren votat. E vetmja menyre per te bere politike eshte te perdorin terma si naziste, fashiste, raciste, homofobe, ksenofobe, etj., etj., Dhe ja pasojne bazes se tyre, e cila del ne rruge per rremuja dhe 'rezistence' revolucionare kunder 'rregjimit'. Keta njerez nuk kane pare nje dite hall ne jeten e tyre... kane lene femijet, punet, familjet e tyre, per tu bere 'trima' neper rruge dhe per tu ngaterruar me operacionet e dikastereve te zbatimit te ligjit. Cfare prisni ne kete situate, qe ICE te ndaloje opracionet dhe te ulen te diskutoje me keto 'partizane'? kur nderkohe abuzohen gjate punes se tyre nga keta turma? Apo te mos reagoje kur nje nga te vraret i jep gaz makines per te shtypur agjentin qe ka perpara? Nuk mbaj mend gjate kohes se administrates se kaluar te dilte baza e republikaneve dhe te diqte qytetet, apo te abuzonte me punonjes te agjensive federale. Ndodhi ai 6 Janari (i pa-pranueshem) dhe i sakatuan neper burgje. Mbas asaj 4 vjet administrata beri si te donte... Per te gjitha me lart, shikoni cfare ka thene Obama dhe Clinton... t'i degjosh sot ata duken si krahu i djathte i Trumpit. Qe do te thote, se fatkeqesisht, Demokratet kane humbur totalisht qendren e majte dhe kane vene shpresat vetem tek ekstremi dhe e ashtuquajtura 'skuadra socialiste'. Shtoi kesaj dhe dalja ne pah e korrupsionit te niveleve te pabesueshme nga te majtet, rezultativja kuptohet... Si votues, kam zgjedhur t'i perulem votes qe fitoi dhe ne zgjdhjet e ardhshme te votoj ne baze te platformes dhe arrtjeve / mos-arritjeve te qeverise. Nderkohe, mbani mendjen e kthjellet, shkruani qarte dhe mos shihni 'andrra n'dill'.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        ti duhet të jesh me të vëretetë i pavarur nga njëra anë!!duket nga e shkruara!!

        Përgjigjjuni
      2. U
        Une

        Kur nje i cmendur behet mbret , nuk behet i cmenduri mbret, por behet mbreteria nje cmendine e madhe.

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta tjeter

          Wow , nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë këtë thënie . Brillante , filozofike e që është e ka qenë reale në të gjitha etapat e hitorisë së njerëzimit .

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            kjo që thua ti është varianti i fortë!varianti i butë është "nëse vë kllounin të drejtojë një mbretëri,nuk e bën atë mbret,por këthen mbretërinë në cirk"!ky që po drejton amerikën e filloi si klloun dhe tashti po e shohim se është dhe i çmëndur!!

            Përgjigjjuni
          2. T
            Treni

            Artikulli ka një farë të drejte, por kujtojmë që personat që morën pjesë në 6 Janar, u mbajtën pa gjyq për një kohë të gjatë, në kushte izolimi (e vërtetë ose jo, nuk ka rëndësi, këtë besojnë MAGA). Sipas MAGA, ligji duhet zbatuar dhe të paligjshmit duhen kthyer në shtëpinë e tyre dhe askusj sakaq nuk ka të drejtë të pengojë agjentët federal në ushtrimin e detyrës së caktuar. Unë vetë mendoj se ICE po vepron gabim, por nuk ka rëndësi çfarë mendojmë ne shqipot, për sa kohë shumica e Amerikanëve votuan për platformën e "fshesës" ndaj të huajve.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje