Armëpushimi në Ukrainë, Kallas: SHBA ka fuqinë të detyrojë Rusinë që të negociojë seriozisht

10 Gusht 2025, 16:09Bota TEMA
Armëpushimi në Ukrainë, Kallas: SHBA ka fuqinë të

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, deklaroi se SHBA ka fuqinë për të detyruar Rusinë të ulet seriozisht në tryezën e bisedimeve, lidhur me një armëpushim në Ukrainë.

Në një deklaratë për mediat, Kallas u shpreh çdo marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për përfundimin e luftës në Ukrainë duhet të përfshijë detyrimisht edhe Ukrainën dhe Bashkimin Evropian, shkruan Sky News.

“SHBA-të kanë fuqinë ta detyrojnë Rusinë të negociojë seriozisht. Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në, sepse është çështje e sigurisë së Ukrainës dhe të gjithë Evropës”, tha Kallas përmes një deklarate dërguar me email.

Kallas shtoi se të gjitha territoret e pushtuara përkohësisht i përkasin Ukrainës.

“Një marrëveshje nuk duhet të shërbejë si trampolinë për agresion të mëtejshëm rus kundër Ukrainës, aleancës transatlantike dhe Evropës”, shtoi ajo.

3 Komente

  1. P
    Poseidon

    NJE MUT TE MADH DO BEJE FEDERATA AMERIKANE SEPSE PA LEJEN E BABA VLLADOS ,PRESIDENT I KONFEDERATES RUSO AMERIKANE,NUK MUND TE BEJE ASGJE........NUK ESHTE SHBA E DIKURSHME ME ARDHJEN E TRAPIT U BE NJE SUPERSHTET RUSO AMERIKANE , DHE ESHTE SI TE KETHEHET DIMRI NE VERE.....TRAPI ESHTE VETEM NJE KONE PERPARA VLLADOS......

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajro Ciniu, ekonomist dhe biznesmen ne Kanada

      ja ku ka perfunduar Europa, nje estoneze drejton politiken e jashtme te Europes, te kesaj Europe qe dikur drejtohej nga Zhirak, Kohl, Genscher, Prodi,

      Përgjigjjuni
      1. T
        Te ka lala xhan te don lala fort.

        Kalla Kalla po BE kishte fuqi per te provokuar Rusine dhe futi ne lufte Ukrainen, tani keni hyre ne valle dhe nuk dilni dot kerkoni ndihmen e Daj Samit duroni, por pas takimin me Carin Putin.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje