Arrestohen me 1.2 kile kokainë dhe mijëra euro shqiptarët në Itali

21 Qershor 2022, 16:19Bota TEMA

Arrestohen me 1.2 kile kokainë dhe mijëra euro shqiptarët në

Dy shqiptarë janë arrestuar në Perugia të Italisë, pas zhvillimit të një operacioni policor të repartit Carabinieri, ku në flagranë atyre u janë sekuestruar 1.2 kilogramë lëngë narkotike e llojit kokainë si edhe një shumë prej 14 mijë eurosh.

Dyshimet filluan pas rasteve të shumta të hetuara, mbi shitjen e drogës në zonën e Montefalcos, Trevit dhe Folignos.

Identifikimi i një kompleksi në një rajon periferik, ka qenë edhe çelësi i suksesit për forcat policore italiane.

Baza shërbente si vendodhje logjistike, ku dy shqiptarët kishin fshehur drogën, për ta shitur më pas me shumicë tek disa shqiptarë të tjerë, në formën e një rrjeti kriminal.

Gjatë kontrollit fizik të kryer tek personat, u sekuestruan fillimisht 400 gramë kokainë.

Më pas, në kontrollin e rezidencës së tyre, u sekuestruan edhe 12 pakë me 100 gramë kokainë secila.

Shuma prej 14 mijë eurosh u gjet po ashtu në rezidencë dhe mendohet se janë përfitimet nga veprimtaria e paligjshme.

Lini një Përgjigje