Në Rusi është arrestuar ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Ruslan Tsalikov.
Ai dyshohet për përfshirje në korrupsion, përvetësim të paligjshëm të fondeve publike dhe pastrim parash.
Sipas informacioneve fillestare nga autoritetet hetimore, rasti lidhet me keqpërdorimin e burimeve financiare në sektorin e mbrojtjes, një nga institucionet më të rëndësishme dhe më të financuara të shtetit rus.
Ruslan Tsalikov ka qenë zëvendësi i parë i ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe konsiderohej si një nga njerëzit më të afërt dhe më të besuar në rrethin e tij të ngushtë. Për shumë vite ai mbajti një rol kyç në administrimin dhe menaxhimin e projekteve financiare dhe logjistike të ministrisë.
Arrestimi i tij shihet nga analistët si një zhvillim i rëndësishëm brenda strukturave të larta të mbrojtjes në Rusi, pasi Tsalikov ishte një figurë me ndikim në sistemin ushtarak dhe administrativ.
Hetimet pritet të përqendrohen në kontrata shtetërore, shpërndarjen e fondeve të mëdha të mbrojtjes dhe lidhjet e mundshme me rrjete korrupsioni brenda institucioneve shtetërore.
Autoritetet ruse ende nuk kanë dhënë detaje të plota mbi rastin, por burime pranë hetimit bëjnë të ditur se procesi mund të zgjerohet dhe të përfshijë edhe zyrtarë të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në skema të ngjashme financiare.
S'ka asgjë të re, është mënyra si komunistet veprojne kur janë në pushtet. Sundimi i tyre nuk përfaqëson asgjë tjetër veç mafjen në pushtet.
Ajt se ky mjeshtri qenka me fat!! Zakonisht andej nga Putini, njerezve me pushtet u merren mente e biene nga ballkoni.
O Xhezo analisti, çoje më gjatë dhe më kthjelltë komentin tënd. Xhaxhi Enver ishte komunist dhe komunist i thekur, por ai dhe familja e tij, si dhe të gjithë komunistët e tjerë drejtues, jetuan dhe vdiqën në shtepitë apo vilat e tyre me qera. Por, kur "kopilët" e komunizmit si Sali shkerdhatë Shiqerja hypën në pushtet, u organizuan, vepruan dhe veprojnë më keq se mafia. Po keshtu edhe me të gjitha mbetjet e komunizmit në Evropën lindore, të cilat qeverisên vendet e tyre pas rënies ( de juro )...., të epokës komuniste. Të paktën, Putana e Rusisë, i shkerdhen në rastin më të parë të korrupsionit, kurse keto putanat tona nê pushtet që 30 vjet, së bashku me SKAP-in, nuk i pranojnë as deshmitë që dorzohen per korrupsionin shtetror......!!!!
Anti-mafia,përse jeni kaq të mënçur sa që sa herë ju lexon juve,mua më duket vetja si gjeni(dhe unë jam i sigurtë që nuk jam i tillë)!krahasoni periudhën e enverit me këtë të putanës!!flisni për ndershëmrinë financiare të enverit dhe e krahasoni me "luftën kundër korrupsionit" të putanës??jeni debila apo doni të shiteni për të tillë?putana është kulmi i korrupsionit në tërë kuptimin e fjalës,thjeshtë për të mbajtur pushtetin e tij!!nëse ai "lufton korrupsionin",do të thotë se dhe fluturimet nga dritaret,vetvrasjet me 5 thika në kurriz,janë luftë kundër korrupsionit??or hajvan,në një fakt mund të krahasohet xhuxhi dy pëllëmbë me dy gisht këmëbë,rus,me enverin!!pika e vetme është dëmimi i kundërshtarëve,të vërtetë a të imagjinuar prej tyre si diktatorë!!enveri dënoi gjithë "agjentët",putana tërë të "korruptuarit"!ps:idiot i lindur,çfarë të shtyn të ndërrosh pseudonim në çdo koment?çfarë qëllimi ke që komenton,si pro dhe kundër të njëjtit lajm,me pseudonime të ndryshme??a e ke aftësinë mendore tu përgjigjesh këtyre dy pyetjeve??