Në takimin me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri i ri holandez Jetten ka diskutuar idetë për strukturat që mund të ngrihen jashtë territorit të shteteve anëtare të BE-së, të destinuara për të përpunuar në mënyrë më të shpejtë kërkesat e azilkërkuesve.
Sipas mediave vendase, kryeministri Rob Jetten ka shprehur interes për të eksploruar modele migracioni të ngjashme me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, si një zgjidhje e mundshme për sistemin holandez të përballimit të kërkesave për azil dhe më gjerë për atë evropian.
Edhe pse një ide e ngjashme, e ndjekur nga qeveria e mëparshme holandeze, që përfshinte Ugandën, dështoi, Jetten u shpreh se ky koncept është larg të qenit i ezauruar. Sipas tij, ka shtete të tjera të hapura ndaj kësaj alternative për lejimin e përpunimit të kërkesave për azil në territorin e tyre.
Jetten ka zhvilluar diskutime me disa homologë, përfshirë kryeministren italiane Giorgia Meloni. Holanda dhe Italia kanë punuar vitet e fundit së bashku në udhëheqje të një grupi shtetesh evropiane për të gjetur zgjidhje inovative në këtë fushë.
Legalizoni ata qe kane nga 30 vjet te martua aty ne Hollande jane bere me femije dhe beheni shkak per prishje te familjes ? Ku ti cojne kalamajte hollandeze nga nena , kane aritur moshat mbi 18 vjec me baballare pa letra duke qene te rregullt me pune edhe pse jane te arsimuar punojne ne te zeze ????