Nga Irani në drejtim të Turqisë, NATO rrëzon raketën balistike, reagon Ankaraja

4 Mars 2026, 14:41Bota TEMA
Nga Irani në drejtim të Turqisë, NATO rrëzon raketën

Një raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe që po drejtohej drejt hapësirës ajrore turke, pasi kaloi mbi Siri dhe Irak, është shkatërruar nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

Një municion balistik i lëshuar nga Irani, që u detektua duke kaluar nëpër hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë dhe duke u drejtuar drejt hapësirës ajrore turke, u intereceptua në kohën e duhur nga asetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor dhe u neutralizua,” thuhet në deklaratën e ministrisë të mërkurën.

Nuk raportohet për viktima apo të lënduar, duke theksuar se Ankaraja rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur çdo veprimi armiqësor kundër saj, ndërsa paralajmëroi palët që të shmangin përshkallëzimin e konfliktit.

Baza Ajrore e Incirlikut në Turqi përdoret nga forcat ushtarake të huaja, kryesisht nga SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s. Baza është nën kontrollin e forcave ajrore turke, por funksionon si një bazë e përbashkët turko-amerikane.

Incirliku ishte një vendndodhje kritike logjistike dhe mbështetjeje ajrore për operacionet e udhëhequra nga SHBA-të në Irak gjatë Luftës së Gjirit të vitit 1991 dhe më vonë si një qendër mallrash për operacionet në Irak dhe Afganistan.

Turqia i mohoi SHBA-së lejen për ta përdorur atë për pushtimin e Irakut të udhëhequr nga SHBA-të në vitin 2003, por ajo u përdor gjerësisht për sulme kundër ISIS-it që nga viti 2014. 

10 Komente

  1. O
    OK

    Reagimin e Ankarase do e kemi nje here tjeter , faleminderit per mirekuptimin

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Ram (a) Berisha

      E keni gabim , ate rakete e ka nisur El Sali bin Berisha , nga baza e tij ( e padeklaruar ) ne Gjirin Persik , ne drejtim te kulles se El Edi bin Rama ne Surrel....por Nato ka qene e pergatitur per shkak te artikujve te panumert ketu tek Tema per qellimet e El Sali bin Berisha per te eleminuar fizikisht El Edi bin Rama.......tentativa deshtoi fund e krye !!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mero

        Sali Ram (a) Berisha...hiq dore nga perroi psiqik se jep pershtypjen qe shkruan nga 5-a

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali Ram (a) Berisha../..'''''\\\]]]]]

          Po Mero dhe te tjere nga cili spital shkruajne , kur vetem keto 2-3 dite kane shkruar disa artikuj per "...synimin e Saliut per te eleminuar fizikisht Ramen..." ,...atehere edhe une po vazhdoj te njejten llogjike te filmave "albanian fantasy" !!!! .......ata jane miq per koke o njerez , mos shikoni show-un qe luajne ne publik !!!!!

          Përgjigjjuni
    2. Z
      Z

      Po NATO pervec Amerikes ka deklaruar se nuk eshte ne lufte me Iranin? Apo per nje Izrael luftenxites qe i bindet Amerika si qengj, do te pershkallezohet me tej lufta?

      Përgjigjjuni
      1. I
        Iu punon mendja per keq

        Prandaj e kane derguar spiunet e Izraelit ne ushtrine iraniane ,qe te futin Naton ne lufte me Iranin.

        Përgjigjjuni
      2. o
        olsi

        Ky eshte nje trukim izraelit ,per te futur edhe Turqine ne lufte,por qenin e ngordhur kane per te gjetur.Izraeli shkoi per bythe dhe po e ha ne mythe,fale furnizimit nga Kina me linjen hekurudhore.Trampit po i kerkon llogari kongresi lidhur me kete lufte,pasi u fut ne lufte per Izraelin dhe pasi izraeli po shkermoqet,lufta i mbeti Amerikes.Eshte kjo lufte qe po goditen ne menyre spetakolare te gjitha bazat e saj ne lindjen e mesme.Trapi ra ne kurthin e Putinit dhe te XHin Pis.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlonjati

          Olsi dhe ata të tjerët më sipër . Po kush jini juve që diskutoni e spiegoni luftën a ju qifsha udhët . U bënë injorantët shqiptarë të japin mënd se si filloi, si do vazhdojë e si do të përfundojë lufta . Të gjithë politologët e botës, analistët , politikanët, profesorët, diskutojnë e preokupohen, sepse kjo është luftë nuk është një shaka, por ja ku dalin albanezët , që as gjuhën e tyre nuk dinë të shkruajnë , se janë me tre klasë shkollë dhe i bijen më të prerë, si specialistë të çdo fushe që hiqen se janë . O Zot , popull më injorant në botë nuk ka !

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dembabadem

            N.A.T.O nuk ka arme. Jane shtetet e natos qe kane. Ate rakete mbase e ka rrezuar Turqia por qe mos ta prishi me Iranin deklaron qe e rrezoj nato.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jugori

              Po more po , dembabadem turk . Turqia jote e rrëzoi , gënjen NATO , ose ka frikë nga turku .

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje