Dështimi i negociatave SHBA-Iran, ministri i Jashtëm iranian akuza Trump: I trajtoi si transaksion prone

4 Mars 2026, 11:20Bota TEMA
Dështimi i negociatave SHBA-Iran, ministri i Jashtëm iranian akuza

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka akuzuar Donald Trump për “bombardim të tryezës së negociatave nga inati”, në një postim të ri në rrjetet sociale.

“Kur negociatat komplekse bërthamore trajtohen si një transaksion prone dhe kur gënjeshtra të mëdha errësojnë realitetin, pritshmëritë joreale nuk mund të përmbushen,” thotë ai. “Rezultati? Bombardimi i tavolinës së negociatave nga inati.”

Trump “tradhtoi diplomacinë dhe amerikanët që e votuan”, shton Araghchi.

2 Komente

  1. X
    Xha Jaho

    Topi eshte i imi penalltine do e gjuaj vete . Te njejtat pretekste kudo sa per te patur shkak per te filluar luften.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parrruca

      Irani ka 30 vjet qe me demek ben negociata me Perendimoret. Negociatata fillojne lihet data, pastaj pas 3 muajsh faza e dyte e diskutimeve me pas 3 muaj me vone faza tjeter. Nuk bien dakord, palet terhiqen bejne deklarata ndezing gjakrat, pastaj bien dakord per rifillimin e negociatave. Nderkohe ne prapaskene Irani vazhdon punen per pasurimin e uraniumit. Rifillojne negociatat, Irani ben sikur leshon pe, shkojne kontrolloret ne disa uzina bosh. Kontrolloret kerkojne te shkojne atje ku jane cetrifugat e pasurimit, Irani thote jo se ska te tjera. Vazhdojne negociatat… cikli perseritet. Vitet kalojne, Irani vazhdon dhe fiton kohe me negociata boshe nderkohe qe vazhdon puna per pasurimin e uraniumit. Trumpi mund te jete megalloman, me ego te semure, aventurier e cfare te duash, por kete here kishte te drejte. Irani nuk duhet lejuar te kete armen berthamore sepse e ka shprehur hapur se per cfare e do.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje