Pas vrasjes së Khameneit, 'Fatwa' për hakmarrje/ Regjimi në Teheran kërcënon Evropën me celulat e fjetura të spiunazhit

3 Mars 2026, 22:40Bota TEMA
Pas vrasjes së Khameneit, 'Fatwa' për hakmarrje/ Regjimi

Evropa dhe Gjermania në veçanti rrezikojnë të përballen me një sërë problemesh të lidhura me sigurinë, pas vrasjes së Ajatollah Ali Khamenei nga sulmi amerikano-izraelit.

Kjo, për shkak të një urdhri të shpërndarë nga regjimi, që bën thirrje për kryerjen e sulmeve nga celulat e fjetura të spiunazhit në mbarë kontinentin e vjetër.

Pas vdekjes së liderit suprem, i Madhi Ajatollah Nasser Makarem Shirazi shpërndau më 1 mars një urdhër për luftë të shenjtë kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Urdhri, i njohur në gjuhën lokale me emrin “fatwa”, thotë se të gjithë myslimanët janë të detyruar të marrin hak për “gjakun e martirit” dhe identifikon Amerikën dhe shtetin hebre si përgjegjësit kryesorë të krimit në dëm të tij.

“Fatwa” lëshohet nga një autoritet fetar islamik dhe u drejtohet të gjithë atyre që njohin pushtetin e tij. Regjimi në Teheran e ka përdorur vazhdimisht urdhrin në fjalë si mjet për të trembur apo për të kryer akte terroriste.

“Urdhri shërben si një përshpejtues i sulmeve në Evropë, që mund të kryhen nga rrjete ekzistuese spiunazhi, simpatizantë të regjimit apo aktorë të tjerë hibridë”, ka deklaruar eksperti i terrorizmit, Nicolas Stockhammer.

Në të njëjtën linjë shprehet edhe Heiko Heinisch, i cili ka thënë për Euroneës se rreziku për sulme individuale, apo përmes celulave të fjetura është relativisht i lartë.

Një nga rastet e fatwa-s është ai i paraardhësit Ajatollah Khomeini, që e dha urdhrin në vitin 1988 në dëm të kundërshtarëve të regjimit, që çoi në ekzekutime në masë.

Një tjetër u lëshua një vit më vonë, po nga Khomeini ndaj shkrimtarit Salman Rushdie, që çoi në protesta globale, sulme të dhunshme ndaj përkthyesve dhe botuesve të veprave të tij, si dhe në një sulm fizik me thikë ndaj Rushdie në vitin 2022.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë rritur masat e sigurisë pas sulmit ndaj Iranit, duke ia atribuuar rrezikun e atentateve si celulave të spiunazhit, ashtu edhe atyre që njihen si “ujqit e vetmuar”.

6 Komente

  1. D
    Dezhurni i Spitalit Psikiatrik

    Emisioni i Lajmeve, TV : pas konfirmimit zyrtar te Televizionit Iranian per shenjterimin e Khomene-it dhe shkuarjen e tij ne parajse, ne Spitalin Psikiatrik ka ardhur me urgjence nje person qe kishte rene ne kllapi te thelle dhe therriste pa pushim Death to America, Death to Israel, Death to Europe... U gjet ne nje bunker te piset dhe pa ndricim, kalaqafe me gomarin e Abedinit. Eshte i dhjere ne breke dhe i shurrosur nga koka ne kembe. Ne xhep ju gjet nje fotografi, ku duket nje siluete e mbuluar me te zeza dhe nga pas shkruhet Virgjeresha Aishe 9 vjec pa pak. Telefoni i tij eshte funksional, por me bateri 1% dhe vazhdon degjohet muzike operistike nga opera "Ezani i Akshamit". Ne xhepin tjeter ju gjeten 2 hurma te thata Arabije dhe nje faqore rakie me shkrimin "Lengu i kembeve te Met katunarit", prodhim i vitit 632 ne Meke. Ne koke mban nje kurore me dege ulliri dhe ne gjoks nje medalion te madh ku shkruhet Zeus. Kush ka ndonje informacion per kete person, te njoftoje menjehere Policine se me siguri e kerkon familja.

    Përgjigjjuni
    1. E
      E vërteta

      Me lot! Eshte permbledhja sarkastike e gjithe maskave simbolike te mbledhura se bashku. Ky personazh eshte personifikimi i gjithe verbimit te qenies njerezore nga iluzionet e shitura si ideale dhe parime te verteta. Thjesht, rraca njerezore eshte ne situata klinike patologjike! Bravo per imagjinaten dhe per sarkazmen therese! ????????????

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ??!!

        Paska ikur Dezhurni për lesh arapi, kot nuk thonë: "Shih me kë ri, të të them se cli je". Të paska gjetur goxha punë partia...!!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dezhurni i Spitalit Psikiatrik

          Paske dale pa leje nga Spitali ti mor dordolec!?

          Përgjigjjuni
      2. K
        Kur godasësh, godet

        Ēsht e vērtet qē situata ēsht kritike, dhe ata shpērthime qē ndodhin me pasoja nē njerēz, ekonomi, stabilitet, i pērjetojn ata, shtetet fqinje dhe be po ashtu, pasi rēnia bursave, largimi befasues i turistēve nē Dubai shpērthimet ne pajisjet ushtarake, bēn qē fuqia naftēs tē pēsoj rritje dhe mbushja rezervēs sē makinēs, qē tē bēn tē shkulēsh qimet e kokēs.Ndaj tē mos hedhim vaj nē zjarr, por tē pērpiqemi tē ngelet me kaq, duke ditur qē jan dhe nē muajin e ramazanit.,njē rut fetar vjetor i tyre

        Përgjigjjuni
        1. B
          Berti

          Këta mjekroshat, mbeturinat myslimane që po sulmojnë vetë fqinjet e tyre arabë, nuk u ka mbetur edhe shumë kohe. Siç po shohim po vriten një nga një nga USA ???????? dhe Izraeli ????????. Bile America po i vret edhe zëvendësuesit e zevendesuesve. Nuk do kenë kohë më për Fatwa, u ka erdhur fundi si terroriste që janë. Rroftë USA ???????? dhe Izraeli ????????.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje