Skandal në Itali/ Shoferi ambulancës nën hetim për vrasjen e 5 të moshuarve

3 Mars 2026, 21:55Bota TEMA
Skandal në Itali/ Shoferi ambulancës nën hetim për vrasjen e

Sipas burimeve hetimore të cituara nga ANSA, dyshohet se i riu, i cili punonte për Kryqin e Kuq Italian, mund t’u ketë administruar substanca të dëmshme pacientëve gjatë transferimeve. Ai është pezulluar nga detyra, por nuk është arrestuar dhe as vendosur në paraburgim.

Të gjitha rastet e dyshimta ndodhën gjatë ose menjëherë pas transportit me ambulancën që ai drejtonte nga zona e Forlimpopoli-t, pranë Forlì-t. Një nga pacientët vdiq gjatë rrugës, ndërsa të tjerët ndërruan jetë pak më vonë ose në ditët në vijim. Rasti më i fundit është ai i një gruaje 85-vjeçare, e cila pësoi atak kardiak në nëntor 2025 teksa po transportohej drejt një seance fizioterapie.

Për muaj të tërë, familjarët, shumica prej të cilëve besonin se të afërmit e tyre ishin në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk ngritën dyshime. Hetimi mori hov pasi familja e njërës prej viktimave kërkoi kryerjen e autopsisë.

Avokatët e familjarëve, Max Starni dhe Massimo Mambelli, theksuan se bëhej fjalë për ambulanca të përdorura për transporte rutinë, pa personel infermieror në bord, çka sipas tyre e bën rastin edhe më shqetësues.

Prokuroria e ka vënë shoferin nën hetim për vrasje të rëndë, me dyshimin e paramendimit dhe përdorimit të substancave helmuese ose mjeteve të tjera të fshehta. Ndërkohë, autoritetet po shqyrtojnë edhe raste të tjera të ngjashme, duke ngritur frikën se numri i viktimave mund të rritet.

Në një deklaratë zyrtare, Kryqi i Kuq Italian shprehu “tronditjen” për përfshirjen e mundshme të njërit prej operatorëve të tij në një çështje kaq të rëndë penale, duke theksuar se rasti është “krejtësisht i huaj për misionin e shoqatës”.

Avokatja e të dyshuarit, Gloria Parigi, deklaroi për mediat italiane se klienti i saj i mohon kategorikisht akuzat dhe është “thellësisht i tronditur”, duke shtuar se viktimat ishin pacientë në gjendje terminale dhe se ndërhyrjet mjekësore ishin kryer në çdo rast gjatë krizave respiratore të raportuara.

2 Komente

  1. S
    Salushi

    Mjere ata qe iken. Vrasesi do mbrohet me avokat,do dalin i pafajshem dhe do beje kokrren e qejfit,sikur nuk ka ndodhur gje.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pērcjellje e nxituar për nē botēn tjetēr

      Kur ishte covid 19, komisioni BE-sē tha se disa shtete qē kan numrin mē tē lart tē vdekjeve, tē marrin mē shumē fonde, dhe filluan disa shtete tē BE-sē tē bēnin hatan te tē moshuarit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje