Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

4 Mars 2026, 07:00Bota TEMA
Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do

Ndikimi ekonomik i operacionit të përbashkët ushtarak të SHBA dhe Izraelit kundër Iranit do të varet nga kohëzgjatja e konfliktit dhe shkalla e dëmeve në infrastrukturë dhe industri në rajon, vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sipas FMN-së, një shqetësim kyç mbetet nëse rritja e çmimeve të energjisë do të jetë afatshkurtër apo do të zgjasë në kohë, duke ndikuar drejtpërdrejt në inflacionin dhe rritjen ekonomike globale.

Zëvendësdrejtori i parë menaxhues i FMN-së, Dan Katz, deklaroi gjatë konferencës “Milken Institute Future of Finance” në Washington se konflikti “ka potencialin të ndikojë ndjeshëm ekonominë botërore në disa tregues, si inflacioni, rritja ekonomike dhe të tjerë”.

FMN do të analizojë dëmet materiale në infrastrukturë, efektet mbi turizmin, transportin ajror dhe objektet e prodhimit të energjisë, për të vlerësuar pasojat reale në ekonominë globale.

1 Komente

  1. G
    Gruri, misri dhe Chicago

    FMN dhe inteligjenca artificiale kan bërë lëmsh ekonomin botërore. Shum shtete produktin e tyre të brëndshëm brut ja dedikojn 100% mbrijtjes, ndaj popullsia tyre ose emigron ose përpiqet të notoj në ocean për herë të parë. Tolerimi i kryptovalutave, participimi në bursa fiktive me rrezik të lartë mashtrimi, rritja ekstravagante dhe verigjinoze e shumave në skema virtuale me humbje reale, bënë shum familje të zbresin në zero sa hap e mbyll sytë.çmimi lingos së arit ,fuqia e naftës dhe kurba saj, bitcoin, çvlersimi dollarit dhe import eksporti gazit, do bëjë këtë pakënaqësi dhe më signifikative në vendime besueshmërie.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje