
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dënoi përshkallëzimin e dhunës midis Izraelit dhe palestinezëve. Ai më 8 prill u bëri thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përmbajtje dhe të promovojnë qetësi gjatë festave fetare.
Tensionet izraelito-palestineze u rritën pasi një turist italian u vra dhe pesë të tjerë u plagosën pasi një makinë shtypi këmbësorët në Tel Aviv më 7 prill. Kjo ngjarje ndodhi pas një sulmi me armë zjarri në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku u vranë dy motra izraelite.
“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten. Në të njëjtën kohë, çdo përgjigje duhet të jetë proporcionale. BE-ja bën thirrje për ndarje të menjëhershme të dhunës. Çdo gjë duhet të bëhet për të parandaluar që konflikti të përhapet”, tha Borrell përmes një deklarate.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale, të shmangin përshkallëzimin e mëtejmë dhe të promovojnë qetësi gjatë festave fetare”, shtoi ai.
Gjatë këtij muaji janë disa festa fetare, sikurse Muaji i shenjtë i Ramazanit, Pashkët hebreje dhe ato krishtere.
Ju jeni kokrat e pedersteve qe vec beni thirje ,po e shkoni e zgjidheni me diplomaci se do perfundoni si ne Ukraine Fuck you all
Ju ne Bruksel jeni ma fashiste se fashistet ,ju jeni njerez me dy fytyra me kuptoni se perxka po flas ,po flas per akordimin ne Osllo per ngjarjen e viti 1967 ku u krijua nji rezollute dhe kure nuk u zbatua nga e gjith Bota turp tju vjen qe ti thoni vetvetes jemi intelektual kesoj lloj intelektualesh mundesh ti gjejsh ne bidonet e fundurinave kete e meritoni pse jeni ma te flliqur se Putanat.