BE: Gjobë prej 120 milionë eurosh për platformën X

6 Dhjetor 2025, 13:32Bota TEMA
BE: Gjobë prej 120 milionë eurosh për platformën X

Komisioni Evropian e gjobiti shërbimin online të Elon Musk-ut me 120 milionë euro për mungesë transparence në reklama dhe llogaritë e përdoruesve. "Detyra jonë është që të sigurojmë që legjislacioni ynë digjital të zbatohet", theksoi Komisionerja e BE-së për Çështjet Digjitale, Henna Virkkunen, në Bruksel. Kjo është gjoba e parë e vendosur nga Komisioni sipas Ligjit të BE-së për Shërbimet Digjitale (DSA).

Llogari të rreme përdoruesish me pagesë, reklama të paqarta
Autoritetet e Brukselit nisën hetimin kundër X në dhjetor 2023. Ndër të tjera Brukseli akuzon platformën X për përdorimin e shenjës së bardhë e blu për llogari përdoruesish me pagesë për të sugjeruar në mënyrë të rreme se këto llogari janë autentike dhe të verifikuara. Komisioni i BE-së gjithashtu kritikon faktin se nuk është gjithmonë e qartë se kush qëndron pas reklamave. Hetimi zbuloi gjithashtu se X nuk u dha studiuesve qasje në të dhënat publike në përputhje me rregulloret e DSA-së.

Komisionerja e BE-së për Çështjet Digjitale, Henna Virkkunen: "Detyra jonë është që të sigurojmë që legjislacioni ynë digjital të zbatohet"Fotografi: MARTIN BERTRAND/Hans Lucas/AFP/Getty Images
BE-ja po zhvillon hetime të mëtejshme kundër shërbimit online X të Musk-ut. Këto hetime përqendrohen ndër të tjera në mënyrën se si X lufton shpërndarjen e përmbajtjeve të paligjshme dhe manipulimin e informacionit.

Donald Trump kërcënon me tarifa të mëtejshme
Aktakuza kundër X mund të zemërojë Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, administrata e të cilit ka kritikuar vazhdimisht ligjet digjitale të BE-së. Trumpi ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të reja për importet nga vendet, ligjet e të cilave, sipas tij, synojnë të "dëmtojnë" teknologjinë amerikane. Pavarësisht këtyre kërcënimeve, BE-ja ka deklaruar vazhdimisht se synon të zbatojë rregullat e saj.

Aktakuza kundër X mund të zemërojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump, administrata e të cilit ka kritikuar vazhdimisht ligjet digjitale të BE-së.Fotografi: CNP/MediaPunch/IMAGO
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, e akuzoi në një postim në platformën X BE-në, se po sulmon "kompanitë amerikane për gjëra të pakuptimta". Ai tha se BE-ja duhet të mbrojë lirinë e fjalës dhe jo të sulmojë kompanitë amerikane për gjëra pa vlerë.

Reagimi nga Gjermania
Ministri gjerman i Çështjeve Digjitale, Karsten Wildberger (CDU), e përshëndeti vendimin e Komisionit. Legjislacioni digjital evropian vlen "për të gjithë, pavarësisht nga vijnë", tha ai. Ai bazohet "në vlerat evropiane dhe këto, sigurisht, duhet të zbatohen dhe mbrohen".

Në të njëjtën kohë politikani i CDU-së tha se e konsideron gjobën e vendosur ndaj X si shumë të lartë.

Wildberger  kërkoi gjithashtu një përqendrim më të madh në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale në Evropë. Sovranitet digjitalnuk do të thotë vetëm rregullim, por edhe "të jesh në gjendje të mbash ritmin në fushën e teknologjisë", argumentoi ministri, duke iu referuar industrisë evropiane të teknologjisë.

6 Komente

  1. X
    X

    X eshte i mbushur me propagande ruse dhe llogari false.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zgjohu Evrope, laj syte, shih cfare demi po ju ben

      BE tallet, gjoba duhet te ishte mos-lejimi i X ne Shtetet e BE. Ne Be X nxit ekstremizmin dhe i sherben Rusise.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zhvejku

        Ashtu si në albanistan para 1990 të mbrojmë popullin nga propaganda imperialisto-revizioniste, bravo Europës! Dëgjoni këshillën "mendjendritur" nga i palari dhe gjymashi të albanistanit, bollë me propagandë pro Rusisë...!!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pse bre keshtu shahet atdheu o Zhvejk

          Tama Zhvejk qenke zotrote.

          Përgjigjjuni
      2. T
        Te fala Ursuses shalethate Von Derrrrr.

        BE ka mbetur pa para ja ka grire Ukraina, po vendos gjoba, por Elon Musk 120 milion euro i ka nje qime kari.

        Përgjigjjuni
        1. .
          ..

          Asnje cent nuk do paguaj. Musk ka kerkuar shperberjen e BE me qellim rikthimin e integritetit te cdo vendi.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje