
Kryetari i Parlamentit të Rusisë, Vyacheslav Volodin, e ka kritikuar të shtunën Bashkimin Evropian për ndalesën që ka vënë në transmetim dhe qarkullim të materialeve të katër mediave ruse, duke thënë se diçka e tillë tregon se si Perëndimi refuzon të pranojë çdo pikëvështrim alternativ dhe po e shkatërron lirinë e shprehjes.
Bashkimi Evropian ka thënën të premten se është duke pezulluar shpërndarjen e materialeve të Zërit të Evropës, agjencisë së lajmeve, Ria Novosti dhe gazetave Izvestia dhe Rossiyskaya Gazeta, me arsyetimin se ato kanë qenë “thelbësore dhe instrumentale në çuarjen përpara dhe mbështetjen e luftës së Rusisë në Ukrainë”, të nisur të shkurt të vitit 2022.
Rusia ka thënë se një vendim i tillë do të ketë për pasojë një përgjigje të ashpër kundër mediave perëndimore në Moskë, por ende nuk ka treguar se cilat organizata mediale do të preken.
“Udhëheqësia e Bashkimit Evropian mund të flasë për lirinë e shprehës, mirëpo në fakt nuk e toleron atë”, ka thënë Volodin, i cili është edhe anëtar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë.
“Ata e bllokojnë çdo pikëvështrim alternativ, shkatërrojnë lirinë e shprehjes dhe shkelin të drejtën për të pranuar lirshëm informacionin”.
Liderët perëndimorë e portretizojnë Rusinë si autokraci dhe si shtetin që bart kërcënimin më të madh për rendin botëror, si dhe e akuzojnë Moskën që po tenton të dëmtojë demokracitë perëndimore.
Sipas tyre, lufta e Rusisë në Ukrainë tregon se Moska mund të nisë luftë edhe kundër ndonjë vendi anëtar të aleancës veri-atlantike, NATO-s.
Rusia, në anën tjetër, pretendon se Perëndimi është i përfshirë në luftë hibride kundër Rusisë, që përfshin luftë të sofistikuar propagandistike, me qëllim të shkatërrimit të reputacionit të Rusisë.
Prej nisjes së luftës, disa gazetarë rusë janë larguar prej vendit të tyre dhe disa media të pavarura kyçe janë mbyllur.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka paralajmëruar javën e kaluar që nëse BE-ja ndalon mediat “ne do të përgjigjemi në shpejtësi të dritës dhe do t’i godasim në palcë perëndimorët”.
Unioni i Gazetarëve në Rusi e ka quajtur ndalesën e BE-së si “të paligjshme” dhe ka thënë se për këtë çështje do të duhej të vendoste gjykata.
As me pake e as me shume; Censur, si ne kohen e xh. Enver ne shqiperi! As nje lloje regjimi s'pranon prekja e interesit te sundimtarit...! Perendimi dallohet per lirin e homoseksualitetit, moçalishte per bytheqira si anti censuma.
o Zhvejku , lere xhaxhin Enver atje ku eshte , ka ikur nga kjo jete dhe nuk eshte nevoja te besh paralelizma te tilla ....ashtu ishte koha ashtu ishte botkuptimi , ashtu beri ...ato ishin dje dhe iken ...kurse ne kemi sot ....perqendohu te sot ....lere xhaxhin atje ku eshte ....zhavejku , shife ku ishe mbas luftes dhe ku te la xhaxhi Evnver dhe do te kuptosh gjithcka , nuk ishte dhe kaq i keq xhaxhi o Zhvejk thjesht i mbaroi vaji nga kandili , dhe se politika ekonomike e tij deshtoi per kohen qe vinte ....qe te jemi te drejte me historine , ashtu sic ka merita Putini per rilindjen e ekonomise ruse mbas 2000 es , dhe kete nuk ja mohon askush ....shkojm me tej ....Pastaj , flasin per censure perendimore ruset ???? Ruset ?????? Hahahahahahahaha , Ruset duhet te jene te fundit te flasin per censure dhe liri te shprehjes ....mbushur burgjet ruse me kundershtare te Putinit , bile ne te shumten e rasteve jane eleminuar me metodika KGB .....Ruset do godasin me shpejtesine e drites ...keto slogane dhe prepotenca na"hengren dhe na moren ne qaf "..shpejtesia e drites dhe pushtimi i Ukraines , nese Finlanda dhe Suedia do te neneshkruajn me paktin EuroAtlantik ne do te nderhyjme dhe do marim masat me shpejtesine e drites ....shpejtesia e drites per cdo gje ....shpejtesia e drites ???? Apo e breshkes ??????E keqia me ruset eshte se e kane besuar ne vetvete se jane shume te forte per te ndryshuar fatete e Globit , ne realitet qendron krejt e kunderta ....nejse , varet se nga ckend veshtrim i shikon ruset ....ti i shikon ndryshe , une ndryshe , tjetri ndyshe e keshtu me radhe ....