BE shpall sanksione ndaj zyrtarëve të lartë të Gardës Revolucionare në Iran

27 Janar 2026, 16:39Bota TEMA
BE shpall sanksione ndaj zyrtarëve të lartë të Gardës

Bashkimi Evropian po përgatitet të vendosë sanksionet e para kundër anëtarëve të lartë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Kjo vjen si kundërpërgjigje për shtypjen e dhunshme të protestave në Iran në javët e fundit.

Sanksionet do të përfshijnë ndalime vizash dhe ngrirje asetesh për 21 individë dhe subjekte. Vendimi i BE-së pritet të finalizohet të enjten kur ministrat e Jashtëm të BE-së të takohen në Bruksel, sipas burimeve diplomatike të paidentifikuara të cituara nga AFP.

Sanksionet do të përfshijnë edhe ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për individët, si pjesë e përgjigjes së BE-së ndaj shtypjes vdekjeprurëse të protestave masive në vend.

Sanksionet e reja vijnë mes presionit në rritje ndaj BE-së për ta listuar Gardën Revolucionare si një “organizatë terroriste”, me Italinë që mbështet propozimin.

2 Komente

  1. T
    Tani BE do te rregulloje Iranin

    Cfare pune ka BE me Iranin? Apo kerkon qe hakerat iraniane ta sulmojne?! BE i ka ne rregull punet ne shtepine e vet, dhe tash kerkon te rregulloje Iranin. Kjo eshte pune e z.Tramp, nuk ka pse te kruhet BE.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Miku i madh SHaBAni

      I lutem BE dhe SHBA, te na kthejne tokat e pushtuara nga Irani anet, me vendimin e tyre. Pse duhet te jete nje shtet Iranian ne zemer te Shqiperise.?Le ti vendosin parane Bruksel it ose... prane Washingtonit. Fjala ishte per nje kamp te perkohshem, jo per shtet Iranian TE perhershem, ku nuk lejohet te hysh edhe me viza turistike.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje