Karabinierët italianë gjunjëzohen nga një kolon i armatosur, Tajani thërret ambasadorin izraelit

27 Janar 2026, 08:20Bota TEMA
Karabinierët italianë gjunjëzohen nga një kolon i armatosur,

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka thirrur ambasadorin e Izraelit në Itali, Jonathan Peled, për të kërkuar sqarime dhe për të përcjellë një protestë të ashpër lidhur me një incident të rëndë që përfshiu dy karabinierë italianë në shërbim pranë Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Jerusalem.

Sipas Ministrisë së Jashtme italiane, dy ushtarakët u ndaluan në territor palestinez, pranë Ramallahut, nga një person i armatosur me rroba civile, i dyshuar si kolon izraelit. Ai i ka kërcënuar me armë automatike dhe i ka detyruar të gjunjëzohen.

Edhe pse ishin të pajisur me pasaporta dhe karta diplomatike dhe lëviznin me automjet me targa diplomatike, ata u “morën në pyetje” nga personi i armatosur. Duke ndjekur rregullat e angazhimit, karabinierët nuk reaguan me dhunë. Personi u kaloi telefonin dikujt tjetër, i cili pretendoi se zona ishte ushtarake dhe se ata duhej të largoheshin. Megjithatë, pas verifikimit me Cogat-in (komanda ushtarake izraelite për territoret palestineze), u konfirmua se në atë vend nuk ekzistonte asnjë zonë ushtarake.

Dy karabinierët u kthyen të padëmtuar në konsullatë dhe raportuan ngjarjen tek ambasada italiane dhe zinxhiri komandues. Për shkak të seriozitetit të incidentit, ambasadori italian në Tel Aviv ka paraqitur një notë zyrtare proteste ndaj qeverisë izraelite, duke përfshirë Ministrinë e Jashtme, Cogat-in, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, policinë dhe shërbimin sekret Shin Bet.

Farnesina ka bërë të ditur se po shqyrton hapa të tjerë proteste në nivelin më të lartë politik.

3 Komente

  1. P
    Parruca

    Po mire mo c’donin karabinieret e ambasades ne nje zone problematike? Me shume duket sikur kane qene me mision spiunazhi, se sq nje shetitje e pafajshme. Se nuk eshte as zone turistike dhe as zone me interes rekreativ. Keta luajten nje loje qe e humben, notat e protestes i bejne humbes te keqinj nga ata qe nuk e pranojne humbjen.

    Përgjigjjuni
    1. B
      British Mandate for Palestine Eretz Israel

      Ne Izrael nuk ka ndonje "territor palestinez"! Hebrenjte jane populli AUTOKTON ne Judea (Yehuda), ndersa arabet jane kolone dhe pushtues jo vetem aty, por ne gjithe Lindjen e Mesme. Kjo eshte e verteta historike dhe gjeografike. Nderkohe pjesa perendimore (22% e territorit) e ish "Mandatit Britanik per Palestinen toka e Izraelit" sot eshte shteti i Izraelit! Pjesa lindore (78% e territorit) e ish "Mandatit Britanik per Palestinen toka e Izraelit" sot eshte Jordania. Mjaft me me genjeshtra!!!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Free Middle East from Arab colonizers

        Po keta Philistinet!? Te ashtuquajturit "palestineze" te sotem jane arabe jo filistine (philistene)!!! Keta te ashtuquajturit "palestineze" jane arabe si gjithe arabet e tjere dhe kete nuk e vene ne diskutim as ata vete. Megjithate arabet u perpoqen nje dite me diell, te nxjerrin ca teorira gazmore se keta na jane pasardhes te filistineve (philistine) te lashte! Fjala “plistin” ne hebraisht do te thote PUSHTUES! Keshtu u quajt nje popullsi e lashte - Philistine. E meqe ata filistinet e lashte, ishin nje grupacion populli i ndryshem nga hebrenjte aty rrotull, hajt se po themi se keta arabet e sotem "palestineze" na jane pasardhes te filistineve. Po pse flasin arabisht!? Eshte si puna e sllaveve te Maqedonise qe thone se jane "maqedonas te lashte", nderkohe qe maqedonasit e lashte ishin pellazge, ndersa keta qe pretendojne sot jane sllave e asgje tjeter (madje saktesisht jane bullgare). Pastaj per filistinet e lashte ka disa teori, mbeshtetur natyrisht ne te dhena historike dhe arkeologjike.. Teoria me e mbeshtetura nga historianet, eshte se jane "popuj te detit" te ardhur nga Mesdheu dhe te vendosur ne brigjet aty ku sot ndodhet Gaza. Ne fakt teoria me e mbeshtetur per variantin "popujt e detit", vertetuar se fundmi edhe nga analizat e ADN-se se varrezave te lashta, shpjegojne se "popujt e detit" vinin nga deti Mesdhe dhe ishin fise indoevropiane dhe jo fise semite. Pra mundesia e vetme eshte qe Philistinet e lashte te ishin ose fise helene, ose fise illire ose fise latine. Ketu mbeshtetet edhe teoria "Palaeste" e propozuar nga Hermann Jacobsohn në 1914, qe thote se emri rrjedh nga lokaliteti i vërtetuar iliro-epirot Palaeste (Palesht), banorët e të cilit do të quheshin Palaestīnī sipas praktikës gramatikore normale ilire. Historia shkruan se Faraoni Ramesses III i Egjyptit i mundi Popujt e Detit (dmth popujt qe vinin nga deti dhe sulmonin Egjyptin), duke përfshirë Peleset, dhe i vendosi robërit e tyre në fortesat në jug të Kanaanit (Canaan - zona e lashte bregdetare Liban- Izrael). Studiuesit biblik kanë lidhur philistinët e lashte me mbishkrimet egjiptiane qe i quajne "Peleset" dhe që nga viti 1873, teoritë kanë qenë të lidhura me "Pellazgët" e Egjeut. Nderkohe ne gjuhen hebraike, fjala plistin do te thote ‘pushtues‘ !!! Sidoqofte Paleshtinet (Philistinet) u zhduken nga historia ne shek V-te para eres sone, kur trojet e tyre (perreth Gaza-s se sotme) u pushtuan nga babilonasit. Toka e Philistejve, e quajtur Philiste, ishte një bashkesi me pese fshatra, që përbëhej pra nga pesë qytet-shtetet të Gaza, Ashkelon, Ashdod, Ekron dhe Gath , nga Wadi Gaza në jug deri në lumin Yarqon në veri. Qe nga shek V-te p.e.s nuk ka asnje informacion mbi ekzistencen e philistineve, pra ketu e 2.500 vjet. Ne cdo rast, e para filistinet jetonin vetem ne nje zone te kufizuar, ne Gaza dhe jo ne gjithe te ashtuquajturen "Palestinen" gjeografike te shek XX, as ne Bregun Perendimor (Judea dhe Samaria) apo ne Jeruzalem, e dyta ne mundesine me te madhe teorike ata ishin indoevropiane (pellazge) qe u shkrine me hebrenjte ose u zhduken, e treta nuk ka asnje informacion per ekzistence te tyre pas shek V para eres sone (para 2.500 vjetesh), qe do te thote se ata u zhduken nga historia. Pra ata qe sot pretendojne se jane "palestineze" jane thjesht ARABE si gjithe te tjeret, jo thjesht se flasin arabisht, por ne cdo pikepamje, qofte edhe gjenetike me analiza ADN-je dhe jane te ardhur aty ne kohera te mevonshme historike (saktesisht pas shek VII-te te eres sone). A mund te kete edhe hebrenj te lashte, pra popullsi autoktone hebreje te kristianizuar apo te islamizuar? Natyrisht qe mund te kete. Nese dikush eshte i tille ( le te beje analizen e AND-se), e ka per detyre te deklaroje etnine e tij hebreje, pavaresisht fese dhe te pranoje ekzistencen e shtetit te vet hebre dhe te jete luajal ndaj atij shteti! Emertimi Syria-Palestina u perdor per here te pare nga pushtuesit Romake, ne shek 2 te eres sone. Kjo ndodhi pas shtypjes se Kryengritjes se Madhe te hebrenjve ne vitin 136 te eres sone. Romaket per te denuar sa me shume hebrenjte e pabindur, deshen qe edhe emri Judea dhe Izrael te harrohet. Per kete arsye vendosen nje emertim gjeografik te latinizuar qe e kishin perdorur gjeografet e lashte helene, Philistia. Ky emertim i referohej ne shek V para eres sone (pra 700 vjet para se te vinin aty romaket) nje zone Bregdetare (afersisht sa Gaza e sotme), qe banohej nga armiqte e hebrenjve. Ky vend dhe ai popull (qe sipas te dhenave historike ishin popuj indoevropiane te quajtur "popuj te detit") kishin 700 vjet qe nuk ekzistonin me, ishin Babilonasit qe i pushtuan ne shek V para eres sone, te cilet i zhduken si popull. Por romaket per te persekutuar hebrenjte e pabindur, qe benin kryengritje kunder Romes, i ndryshuan edhe emertimin nga Provincum Judea ne Provincum Syria-Palestina, duke vene emrin e armiqve te tyre te dikurshem. Pra emertimi romak Palestina eshte nje emertim kolonialist. Kete emertim nuk e perdoren asnjehere arabet, qe nga fillimi i pushtimit dhe kolonizimit ne shek VII-te e deri ne vitin 1964. Gjate sundimit te arabeve zona u quajt Al Sham (Bilad Al Sham). Emertimi “Palestine” u perdor ne Evrope, si rrjedhoje e vazhdimesise se Perandorise Romake. Ne Evrope per shekuj me rradhe Palestina quhej vendi i Hebrenjve. Keshtu kur Britaniket e moren nen kontroll kete zone ne 1918, ata risollen emertimin kolonialist, si kolonialiste qe ishin dhe vete dhe e quajten "British Mandate for Palestine eretz Israel" - Mandati Britanik i Palestines, toka e Izraelit. Por si ka mundesi qe nje popull "autokton"sic thone keta arabet, te perdore si emertim per vete nje emertim kolonialist!? Kjo eshte qesharake po ta shohesh keshtu, por aspak e tille po te kuptosh se arabet jane KOLONIALISTE dhe jo autoktone!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje