Gara për guvernatorin e Minesotës ka marrë një kthesë të papritur të hënën, pasi kandidati republikan Chris Madel njoftoi tërheqjen e menjëhershme nga fushata, duke lëshuar akuza të forta ndaj lidershipit kombëtar të partisë së tij.
Në një njoftim me video, Madel, një avokat i njohur në Minneapolis, deklaroi se nuk mund të përfaqësojë më një parti që, sipas tij, po ushtron “hakmarrje federale” ndaj banorëve të shtetit.
Shkak kryesor i dorëheqjes duket se është operacioni i fundit i zbatimit të ligjit për emigracionin në zonën e “Twin Cities” (Minneapolis-Saint Paul). Madel e cilësoi këtë operacion si një “katastrofë të plotë”.
“Nuk mund ta mbështes hakmarrjen e deklaruar të republikanëve kombëtarë ndaj qytetarëve të shtetit tonë. As nuk mund ta konsideroj veten anëtar të një partie që do ta bënte këtë,” u shpreh ai.
Akuzat e tij shkuan edhe më tej, duke prekur çështjen e të drejtave civile. Madel theksoi se ka parë raste ku qytetarë amerikanë janë ndaluar padrejtësisht vetëm për shkak të profilit racor.
“Kam lexuar dhe kam folur për të ndihmuar qytetarë të panumërt të Shteteve të Bashkuara që janë ndaluar në Minesota për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre,” tha ai.
Tërheqja e Madel është edhe më domethënëse duke marrë parasysh sfondin e tij. Ai nuk është i huaj për çështjet e zbatimit të ligjit; në të shkuarën, ai ka ofruar mbështetje ligjore për një agjente të ICE-së (Agjencia e Emigracionit) të përfshirë në vrasjen e Renee Good.
Duke e përshkruar veten si një “pragmatist”, Madel argumentoi se retorika dhe veprimet e republikanëve në nivel kombëtar e kanë bërë “pothuajse të pamundur që një republikan të fitojë zgjedhjet mbarështetërore në Minesota”.
Madel ishte pjesë e një grupi të gjerë kandidatësh që synonin të zëvendësonin Guvernatorin Demokrat Tim Walz, i cili njoftoi në fillim të muajit se nuk do të rikandidonte. Largimi i Madel lë një boshllëk në kampin republikan dhe ngre pikëpyetje serioze mbi strategjinë e partisë në shtetet që nuk konsiderohen bastione të sigurta konservatore.
Qenka me dinjitet.
Ndoshta ky e quan vehten republican por nuk e perkrah programin republikan me mire qe jep doreheqjen sepse ka republikan me te devotshem per te zbatuar programin republikan…
Ideologjia Trump-iste është si nata me ditën me historinë 170 vjeçare të partisë republikane! Që do dalin të tjerë të "devotshëm" ke të drejtë, farë naziste ka, ka patur dhe do të vazhdojë të ketë!
Perse hyjne kaq ne detaje per zhvillimet e brendeshme te USA, keto jane gjera qe pak rendesi ka per shqipetaret…….
ske faj ti!katunar je,aq ta pret rradakja!!mjafton të rriten hudhrat në kopshtin tënd pa qiji tëmën dynjasë!!
Ose thënë ndryshe le të bëhet deti kos!
Per momentin nje republikan nuk fiton ne Minesota keshtu qe doreheqja e tij nuk ka ndonje vlere.
tironco ka vlerë të madhe,sepse do të thotë se ai nuk mbështet politikën e trap portokallisë!të marrësh pjesë me politikën e potrtokalliut do të thotë të shkosh të notosh me brez plumbi,në ujë të ëmbël!!distancimi nga politika fashiste e portokallisë e vendos këtë person në rradhën e demokratëve,dhe jo të fashistëve!!tironca është një foto e periudhës hitleriane ku në një miting të gjithë kishin dorën e djathtë përpjet përveç njërit!ndoshta ai shkoi për lesh,në ndonjë krematorium,por sot!? të gjithë vlersojnë duart e tij të kyqëzuara në gjoks dhe jo ato të ngritura përpjetë!!veprimi i këtij është shumë i mirë,i guximshëm, dhe i mirpritur!nuk shet demokracinë,amerikën,për një karrige fashiste!shpresoj që ti biesh në fije!!
Kur se vrau dhe kete Trumpi. Ta conte me te shumtit. Nje plere me pak.
Mire je me ilaçet, i ke marre? Çfare halli ke? Ku e ke, e ke gjetur gje apo akoma te mundon?Per çfare e quan plehre, se eshte kunder vrasjeve te njerezve? Se eshte kunder terrorit? Aq eshte mendja, nje kokerr orizi dhe kur te leviz ajo kokrra, eshte hall i madh.
demencë o E vërteta,demencë!!a nuk e sheh që nuk mban mënd pseudonimin??gjithnjë me pseudonim të ri!!sa për ilaçet!vari hajdarët!pret që ti ulë trampi 5 mijë përqind!dhe në atë moment ky do bëhet milioner!!me 100% ulje,ilaçet janë falas!me 5 mijë përqind ulje,të japin para për ti përdorur!me aq shumë sa merr dementi,bëhet milioner po të shkojë në famaci ti marrë!!nuk e di si i ka bërë ato pak para trapi,duke hequr ato që i la i jati!me mënyrën e llogarive që bën duhej të dilte si rruar qethur!megjithëse dhe berisha është mjek prapë tha se do vendoshte që leja e lindjes të jepej 1 vit para dhe 1 vit pas lindjes!!pra leja e lindjes do fillonte 3 muaj para se të mbetjej gruaja shtatëzanë!!këto janë paradokset e idiotëve që drejtojnë politikën!!