'Vazhdoni të ëndërroni'! Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Europa nuk mund ta mbrojë veten pa SHBA-të

26 Janar 2026, 18:02Bota TEMA
'Vazhdoni të ëndërroni'! Sekretari i

“Të gjithë ata që mendojnë se Europa mund të mbrohet vetë pa Shtetet e Bashkuara, le të vazhdojnë të ëndërrojnë”, tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i NATOS gjatë fjalës së tij në parlamentin europian.

Komentet e Rutte vijnë pak ditë pasi presidenti Donald Trump u tërhoq nga kërcënimi i tij për rritje të tarifave doganore ndaj vendeve të Europës që kundërshtojnë ambicien e tij për Groenlandën dhe u dakordësua me NATOn për një kornizë marrëveshjeje për të ardhmen e Arktikut.  

Rute tha se kjo marrëveshje nënkupton 2 kolona të rëndësishme pune për Groenlandën që supozohet të ulin tensionet mes SHBA-ve dhe BE-së.

Kolona e parë e marrëveshjes, i jep NATOS një rol më të madh në mbrojtjen e Arktikut, ndërsa fokusi mbetet në gjetjen e një mënyre të përbashkët për të ndaluar influencën ruse dhe kineze në rajon. Kolona e dytë e marrëveshjes, nuk kërkon pjesëmarrjen e NATOs dhe lejon SHBA-të, Danimarkën dhe Groenlandën të vazhdojnë bisedimet në tryezë.

Danimarka ka udhëhequr Groenlandën për 300 vite, ndonëse ishulli ndodhet 3000 kilometra larg.

Groenalda mbeti pjesë e Danimarkës pas rënies së monarkisë në vitin 1814, periudhë që shënoi momentin kur Danimarka dhe Norvegjia ndanë rrugë . Në vitin 1916, Shtetet e Bashkuara njohën të drejtën e Danimarkës mbi Groenlandën, nëpërmjet një marrëveshjeje që lejonte SHBA-të të përvetësonin një koloni daneze në Karaibe.

Groenlanda është ishulli më i madh i botës. Ai ndodhet mes Amerikës së veriut dhe Arktikut. Pozicioni i saj strategjik e bën atë të rëndësishme sidomos në rastet kur ka sulme me raketa. Gjatë Luftës së Ftohtë, SHBA-të planifikonin të vendosnin raketa bërthamore në ishull, por pas sfidave inxhinierike dhe kundërshtisë së fortë daneze, u tërhoqën nga ky plan.

3 Komente

  1. K
    Klimax

    Edhe Britanisë së Madhe të njëjtën gjë i thanë, të ngrinte flamurin e bardhë ndaj Gjermanisë naziste!

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      Ore i poshter i poshter ke qene gjithmon edhe si kryeminister i Hallandes a nuk te vjen turp qe e nenvlereson BE me nji popullate 1x ma e madhe se SHBA,ja ,ma shum intelektual ma shum teknollogji por frkacak me ty se bashku qe ju te gjith nuk guxoni ta ndaloni Putinin ose ta sulmoni por deshira jote eshte ta zhveshish popullin e Evropes qe tja plotesosh deshirat e Trapit.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Let's go Dutch

        Nje sahanlepires i TACO-s, nje vemje e peshtir... Po e kan ne gjak Hollandezet, se gjermanet gjithemone u tregojn 3 gishtat, aq dite u deshen per te pushtuar te gjithe Hollanden. Njerez pagjak!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje