Ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ka dënuar ashpër vrasjet “që po ndodhin në Minneapolis dhe në komunitete të tjera”, duke u bërë thirrje amerikanëve të mos dorëzojnë liritë e tyre të fituara gjatë 250 viteve demokraci.
Kjo është një nga deklaratat më të ashpra të bëra nga një ish-president ndaj gjendjes së tanishme në Shtetet e Bashkuara. Më poshtë, reagimi i plotë:
Në javët e fundit, kemi parë skena të tmerrshme që po ndodhin në Minneapolis dhe në komunitete të tjera, të cilat kurrë nuk do ta kisha menduar se mund të ndodhnin në Amerikë. Njerëz, përfshirë fëmijë, janë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre, nga vendet e punës dhe nga rruga nga agjentë federalë të maskuar. Protestues paqësorë dhe qytetarë që ushtronin të drejtën e tyre kushtetuese për të vëzhguar dhe dokumentuar veprimet e forcave të rendit janë arrestuar, rrahur, gazuar me gaz lotsjellës dhe, më tronditësja, në rastet e Renee Good dhe Alex Pretti, janë qëlluar dhe vrarë.
E gjithë kjo është e papranueshme dhe duhej të ishte shmangur. Për ta bërë situatën edhe më të keqe, në çdo hap, njerëzit në pushtet na kanë gënjyer, na kanë thënë të mos besojmë atë që kemi parë me sytë tanë dhe kanë shtyrë taktika gjithnjë e më agresive dhe antagoniste, përfshirë pengimin e hetimeve nga autoritetet vendore.
Gjatë jetës, përballemi vetëm me pak momente kur vendimet që marrim dhe veprimet që ndërmarrim do të formësojnë historinë tonë për shumë vite në vijim. Ky është një prej tyre. Nëse i dorëzojmë liritë tona pas 250 vjetësh, mund të mos i rimarrim kurrë më.
I takon secilit prej nesh që beson në premtimin e demokracisë amerikane të ngrihet, të flasë dhe të tregojë se vendi ynë ende u përket Ne, Popullit.
Duket sikur i ka shkruajtur posacerisht per shqiptaret ne Shqiperi. Ne rast se populli shqiptar nuk mbron lirite dhe te drejtat e tij atehere ndoshta do ti humbe per shume kohe sic i humbi per 45 vite komunizem.
Z.Clinton ,”meqenëse do e lexosh komentin tim dhe do fillosh ti me shokë t’a merrni seriozisht,po të jap pak mend’; Ti dhe të gjithë ju ‘ishat’ ( të vdekurit e të gjallët), jeni ‘të tredhur’ ,se ju j’a keni fut gjumit dhe s’keni këllqe më,kur Donald Trump në ditët me diell,po ‘reformon’ institucionet federale atje ku do dhe ku ka mundesi ,siç bëjnë në fakt të gjithë autokratët dhe diktatorët në vendet e tyre. Juve po bëni sehir dhe kjo vjen ngaqë kur ishit në pushtet nuk ditët t’i vendosnit prrsidentit ca kufizime,se e latë në dorēn e presidentit ,në moralin e tij( ashtu siç keni lënë në fakt nje ligj te vjeter ligjor per zgjedhjet ,atehere kur komunikimi ishte i pamundur dhe si rezultat i kesaj,vota popullore humbet perballë asaj perfaqesuese,që për mua është një krim zgjedhor). Dhe ja pastaj që vjen një ditë dhe vjen dikush në Shtëpinë e Bardhë, që s’i dridhet qerpiku dhe ska moral,pavarsisht çfar është shkruar e thënë nga parardhësit për rolin e Presidentit dhe perfiton nga vakumi i lënë prej tyre,ku morali varet nga ndergjegja ,të cilën Trump e përkufizon sipas oreksit ,ku mê sē shumti si populist i thekur që është,siç janë gjithë autoritaristët,ai e reklamon vehten si të sinqertë e transparent,duke hedhur poshtë në këtë mēnyrë gjithë presidentët e tjerë amerikan. Amerika dhe ish presidentet e tyre ,nuk do ta mendonin kurre qe do vinte nje dite,kur presidenti mund të bëjë gjithçka që don ,si një autokrat edhe kur ajo është jasht konceptit amerikan dhe më e keqja që askush nuk mund t’a ndalojë atë,as edhe institucionet e saj,as edhe me “check and ballanc”,që kushtetuta amerikane e përcakton qartë dhe deri tash kish funksionuar. Kjo që po ndodh në Amerikë nga Trump,është ne radhë të parë fillimi i shpërbërjes së saj,e cila nuk do te mund të jetë më ajo Amerikë e fuqishme nga brenda ,( lerini por*dhët e Anerica’s first),sepse’ ka thyer dhe kodin moral’ të vetëdijes amerikane siç êshtë individualizmi ,i përshkruar shumë mirë nga Herbert Hoover ,ish sekretar i tregtise amerikane në vitin 1921 dhe ku e materializoi iden e tij në librin e shkruar ne vitin 1922 ‘Individualizmi Amerikan’.Ai shkruante,-“individualizmi ynë nuk është një rrugë e mesme mes autokracisë,qoftë kjo origjinës se lindjes,ekonomisë,apo origjinës së klasës.Ai shkruante ,se -‘shpëtimi nuk vjen as nga një perqëndrim i pushtetit,qoftë politik apo ekonomik,pasi të dyja janë kthim mbrapa në autokracitë e botës së vjetër,por me veshje të reja’. Kështu pra z.Clinton,ju po lejoni të shkatërrohet individualizmi amerikan,që fillon me luftën ndaj emigracionit,ku është dhe kjo vrasje në Mineapoolis ,ku puna ka arritur sot deri aty,sa vet ca emigrant me pushtet ( emigrantë më të hershëm,të vetquajtur ‘të bardhë’) i kanë dhënë të drejtë vehtes fuqi të tilla,që nuk konceptohet nga vet realiteti amerikan ,se si ajo u ndërtua dhe ashtu siç sulmuan Capitoli-n me 6Janar 2021,ata sot kanë suportin nga Trump të ushtrojnë dhunë mbi emigrantët ,si ‘të keqen mē të madhe’ të Amerikës.. Fuqinë e pushtetit të Trump sot z.Clinton,j’a keni shtruar në ‘tavë’ ju dhe ai vazhdon polarizimin dhe percarjen e Amerikes,derisa po e lejuat edhe pak,Amerika mund të ngelet neser ashtu siç e ka filluar ( ti lemë broçkollat,se Amerika s’mund të jetë kurrë më e e madhe pa një aleat si Europa,e cila do ngrihet shpejt),thjesht një shprehje gjeografike,derisa të lindi ndonjë tjetër Kristofor Colombo. Shikoni se ç’ndodh,Trump pa pikën e turpit, vrasjet qe bejne agjentet ‘esesët’,(thuaj më mirë),nuk e ka problem te atakoje policine e shtetit,që akuzohet prej tij si demokrate,sa here qe demokratet apo populli reagon ndaj ketyre raprezaljeve tipike naziste,si dikur Hitleri ndaj çifutëve,që po indinjojnë popullin amerikan dhe vet Amerikën,por që po befasojnë mbarë botën demokratike perendimore,duke lëkundur kështu themelet e saj,të civilizimit perendimor 80 vjeçar,ku mesa duket po sjell dhe fundin e ‘perandorisë amerikane’.dhe hegjemoninë e saj në botë. Gjithsesi,broçkullat që s’ndalen nga analistet antieuropian e antiamerikanët,se Amerika keshtu e Europa ashtu,nuk jane gje tjeter veçse shashka në shërbim të të tretëve,se Amerika nuk mund të jetë kurrë “Great again
Po ndonje fjale per PIZZAGATE ke o Bill?