Zëvendësministri rus: Putin ka ftuar Trump në Moskë...

26 Janar 2026, 07:50Bota TEMA
Zëvendësministri rus: Putin ka ftuar Trump në Moskë...

Presidenti rus Vladimir Putin i ka drejtuar një ftesë të hapur presidentit amerikan Donald Trump për të vizituar Moskën. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse TASS.

Sipas Ryabkov, ftesa iu bë Trumpit gjatë takimit mes dy liderëve në Anchorage të Alaskës dhe vijon të jetë në fuqi, me kusht që të ketë përparim në trajtimin e çështjeve thelbësore që, sipas tij, ndodhen në themel të krizës globale.

“Sigurisht që në Anchorage iu bë një ftesë presidentit Trump për të vizituar Federatën Ruse”, deklaroi Ryabkov, duke shtuar se “ashtu si me format e tjera të komunikimit mes presidentëve të Rusisë dhe SHBA-së, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar: fillimisht duhet të arrihet thelbi i çështjeve dhe më pas të përcaktohet vendi i takimit të radhës”.

“Rusia nuk mund të frikësohet”

Në të njëjtën intervistë, e cila pritet të publikohet e plotë të hënën nga TASS, zëvendësministri rus i Jashtëm theksoi se “Rusia nuk mund të frikësohet”, duke nënvizuar se “siguria kombëtare e vendit është 100% e garantuar”.

“Në fund të fundit, këto janë çështje për qeverinë amerikane. E përsëris, siguria jonë është 100% e garantuar. Por nëse dikush mendon se mund të na frikësojë ose të na detyrojë të justifikohemi, asnjëra nuk do të funksionojë. Sidomos e dyta, sepse nuk ka asnjë arsye për këtë”, deklaroi Ryabkov, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse Moska kishte dijeni për ‘armët sekrete’ të përmendura nga presidenti amerikan.

Kujtohet se Donald Trump ka deklaruar më herët se Shtetet e Bashkuara disponojnë sisteme armësh të panjohura për pjesën tjetër të botës, duke përmendur edhe përdorimin e armëve zanore nga Uashingtoni në Venezuelë.

Ryabkov përfundoi duke theksuar se pala ruse “disponon një bazë të plotë dokumentacioni që përcakton rregullat për përdorimin e armëve bërthamore dhe të armëve të tjera të teknologjisë së avancuar në situata të ndryshme”.

8 Komente

  1. K
    Kapterri

    Hahaha,i forte ky zv ministri rus, thote:siguria jonë është 100% e garantuar,nderkohe kush e di sa rafineri ne Rusi,jane hedhur ne ere,me dhjetra,po ashtu edhe anije,lere pastaj sa dronë nuk kapen dite per dite.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Rusia eshte shtet diktatorial ,kriminal dhe oligarkik.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klimax

        Askush nuk e mohon, përveçse Presidentit Trump që ka shprehur simpatinë për mikun e tij Putin, për qeverisjen e tij si një burrë shteti i vërtetë! Të vrasësh në rrugë qytetarët amerikanë dhe ti quash terrorista sepse protestojnë nuk ndodh as në Rusi, por në Republikën Islamike të Iranit dhe sot në Amerikën e president Trump!

        Përgjigjjuni
        1. z
          zhelenski cifut

          ke te drejte shoku tarras te na rroje partia me shokun tarras ne krye

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            kurse për ty mendon zelenski, QIeFUT!

            Përgjigjjuni
        2. S
          Sass

          Normal munde te shkoj dhe Kim Jong Une, Ajtullahu, Sali Non grata dhe plotsohet numeri i diktatoreve

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            trapi merr me vete dhe maduron,mo harro!!

            Përgjigjjuni
          2. B
            Ben mire te shkoje, te shohe demokracine

            Trumpin nuk e ze gjumi sa te shkoje ne Moske. Mire do beje te shkoje se atje do mesoje se nuk vriten protestuesit ne rruge. Bile atje duhet te shkoje dhe Saliu dhe ai i Korese Veriut.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje