Beteja të ashpra në lindje të Ukrainës

28 Janar 2023, 14:20Bota TEMA

 

Beteja të ashpra në lindje të Ukrainës

Forcat ruse nisën një ofensivë të shumëfishtë në rajonet lindore të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, teksa aleatët perëndimorë të Kievit po vazhdojnë të tregohen të bashkuar në mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Ushtria e Ukrainës tha më 28 janar se nga granatimet e rënda u godit veriu, verilindja dhe lindja e Ukrainës, mes pritshmërive se Rusia po përgatitet për një ofensivë tjetër diku në mesin e muajt të ardhshëm.

Përballë kësaj, aleatët perëndimorë të Ukrainës vazhdojnë të zotohen për pajisje ushtarake dhe ndihmë për të mbështetur Kievin, derisa po afrohet njëvjetori i konfliktit, i nisur nga Rusia më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Këshilli i Bashkimit Evropian , më 27 janar, vazhdoi ruse edhe për gjashtë muaj sanksionet për sektorë të caktuar të ekonomisë ruse, deri më 31 korrik.

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës.

Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra.

Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Lini një Përgjigje