
Këshilltari Thapelo Amad, nga një parti e vogël muslimane, u zgjodh kryebashkiak i Johanesburgut të premten, duke u bërë muslimani i parë që udhëheq kryeqytetin ekonomik të Afrikës së Jugut.
Amado, 41 vjeç, një anëtar i partisë Al Jama-ah, u zgjodh nga këshilli i qytetit dhe do të zëvendësojë kryebashkiakun aktual Mpho Phalatse nga Aleanca Demokratike, partia kryesore opozitare në Afrikën e Jugut.
“Është një ditë historike për Afrikën e Jugut, dhe veçanërisht për Johanesburgun, me kryetarin e parë musliman të metropolit më të madh të vendit”, tha Amad.
Kryebashkiaku i ri u zgjodh me mbështetjen e partisë në pushtet, Kongresit Kombëtar Afrikan (ANC), i cili ka më shumë këshilltarë, por jo një shumicë absolute në Këshillin Bashkiak të Johanesburgut.
Johanesburgu është një qytet i ndarë: të varfërit jetojnë kryesisht në periferitë jugore ose në periferi të largëta veriore, dhe klasa e mesme dhe e lartë kryesisht jetojnë në periferitë qendrore dhe veriore.
Propoganda e sotme eshte sh formaliste dhe cinike me lajme te natyres si kjo , muslimani i pare ne drejtimin e qytetit, apo gruaja e pare , zezaku i pare eyjete etj.... te gjithe keta jane pjese e shoqerise dhe nqs populli zgjedh eshte normale nuk ka pse te habitemi ...!!!! dhe me keq te sforcojme ballanca artificiale te ngjyrave, seksit apo ndonje tjetere....lerjani rrjedhes se jetes te beje te vehten dhe te mos degjojme hipokrizite e ketyre me larte.......