Seuli njofton publikimin e një plani për unifikimin e dy Koreve

27 Janar 2023, 21:50Bota TEMA

Seuli njofton publikimin e një plani për unifikimin e dy Koreve

Koreja e Jugut ka njoftuar se do të publikojë përgjatë këtij viti një plan me zbatim afatmesëm dhe afatgjatë për unifikimin e gadishullit Korean.

Ministria për Unifikimin prezantoi dje një raport që përfshin synimet për vitin 2023 që përmban shtatë detyra kryesore:

"Në gjysmën e parë të këtij viti ne do të dëgjojmë opinionet e publikut dhe ekspertëve. Ne planifikojmë të publikojmë nismën tonë gjatë këtij viti. 

Në mënyrë që të arrihet përparim në marrëdhëniet e deritanishme të bllokuara ndërkorerane ne do të angazhohemi për komunikim direkt dhe indirekt për veriorët përmes organizatave ndërkombëtare dhe ato publike".

Në udhëzimet e dokumentit përmendet edhe nisma e presidentit Yoon Seok-yeol për të drejtën e koreanëve për t’u unifikuar, përmirësimin e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut. 

Ministry Kwon Yong-se është shprehur se Seuli shpreson dhe synon të krijojë një gadishull paqësor dhe pa armë bërthamore.

Lini një Përgjigje