Biden pas takimit me kryeministrin ukrainas: 800 milionë dollarë shtesë në ndihmën ushtarake ndaj Kievit

21 Prill 2022, 16:31Bota TEMA

Biden pas takimit me kryeministrin ukrainas: 800 milionë dollarë

Presidenti i SHBA Joe Biden ka njoftuar një paketë të re shtesë  prej 800 milionë dollarësh për sigurinë e Ukrainës, shkruan BBC.

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal vizitoi Shtëpinë e Bardhë mëngjesin e sotëm. Vizita e tij në SHBA vjen një javë pasi SHBA njoftoi 800 milionë dollarët e mëparshëm për të mbështetur Ukrainën.

Thesari i SHBA ka thënë gjithashtu se do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë të mëtejshme prej 500 milionë dollarë për të ndihmuar me operacionet e qeverisë, siç është garantimi i pagave dhe ofrimi i shërbimeve.

Po ashtu gjatë paketës së re në mbështetjeje të popullit ukrainas Biden tha se do të krijojë një skemë të re për refugjatët, përmes të cilës do të lehtësojë hyrjen me ukrainasve në Amerikë.

Sipas deklaratave të deritanishme skema e re do t’i lejojë ukrainasve që kanë një peron që i pret në Amerikë të qendrojnë në vend deri në 2 vite.

Lini një Përgjigje