
Ish-ambasadori i SHBA-së në Nato dhe i dërguari për Ukrainën, Kurt Volker ka kundërshtuar presidentin Joe Biden, në lidhje me vendimin em arrë ditën e djeshme për të mos dërguar raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë të të mund të arrijnë Rusinë.
Volker tha se Biden po mbështeste ende Kievin, por “po përpiqet të tërheqë një kufi”.
I pyetur pse mund të jetë kështu, Volker tha se brenda administratës së Bidenit, disa njerëz janë të shqetësuar për të bërë ndonjë gjë për të antagonizuar Rusinë deri në atë pikë që kërcënon përdorimin e armëve bërthamore. Megjithatë, ai tha se vendimi i parë nga Biden është i gabuar.
“Unë mendoj se kjo po keqkupton Rusinë. Unë mendoj se Rusia i ka duart plot duke u përpjekur të marrë Ukrainën; Gjëja e fundit që duan të bëjnë është të hapin një front tjetër. SHBA duhet të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar ukrainasit të mposhtin rusët dhe t’i largojnë ata nga vend i tyre”, tha ai.
Lini një Përgjigje