
Një zyrtar i lartë iranian ka bërë të ditur se edhe Teherani ishte i përfshirë në blerjen e biperave që mbanin operativët e Hezbollahut që shpërthyen në të gjithë Libanin javën e kaluar.
Sulm për të cilin ëhtë fajësuar Izraelin. Gazeta Times of Israel, citon zyrtarin iralian I cili dhe la të kuptohej se një pajisje e tillë mund të ishte shkaktare për rrëzimin e helikopterit që vrau presidentin iranian Ebrahim. Raisi në maj.
Në një postim në X, gazetari iranian me bazë në Evropë, Mohamad Ahwaze, raporton se Ahmad Bakhshayesh Ardestani, një anëtar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të parlamentit iranian, tha se Hezbollah ishte hakuar dhe konfirmoi se Raisi kishte një nga biperat e komprometuar.
Të paktën 30 njerëz u vranë dhe mijëra u plagosën kur pajierët dhe radiot e përdorur nga operativët e Hezbollahut shpërthyen në të gjithë Libanin të martën dhe të mërkurën, në një sulm të koordinuar që fajësohet gjerësisht Izraeli, pas disa muajsh të zjarrit ndërkufitar.
Në fillim të këtij muaji, hetimi zyrtar i Iranit për rrëzimin e majit përcaktoi se ai ishte shkaktuar nga moti i keq, pasi helikopteri që transportonte Raisi dhe shoqëruesit e tij u rrëzua në një shpat mali të mbuluar me mjegull në veri të Iranit, duke vrarë presidentin dhe shtatë të tjerë dhe duke shkaktuar zgjedhje të parakohshme.
Lini një Përgjigje