VIDEO/ Izraeli godet Hezbollahun në jug të Libanit, pamjet e sulmit nxisin teori konspirative rreth një sulmi të mundshëm nuklear

22 Shtator 2024, 10:45Bota TEMA
VIDEO/ Izraeli godet Hezbollahun në jug të Libanit, pamjet e sulmit

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka nisur një valë sulmesh nga ajri ndaj disa shenjestrave në Libanin jugor si kundërpërgjigje ndaj sulmit masiv me raketa nga Hezbollahu.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF)  njoftuan të shtunën se kishin nisur dy operacione nga ajri në jug të Libanit, duke goditur në total 400 shenjestra, raporton ‘The Guardian.’

Këto përplasje të reja mes Izraelit dhe Libanit nisën mëngjesin të dielës, kur më tepër se 100 raketa goditën Izraelin nga territori libanez. Sipas ushtrisë izraelite, raketat shenjestruan edhe zona civile, duke lënë të kuptohet se konflikti mes dy vendeve mund të përshkallëzohet, pasi sulmet e mëparshme nga Hezbollahu kanë qenë të përqendruara ndaj shenjestrave ushtarake.

Ndërkaq, disa video të sulmit ajror izraelit në Liban, kanë nxitur edhe një valë teorish konspirative, duke pretenduar se mund të jetë fjala për një sulm nuklear. Forca e shpërthimeve dhe krijimi i resë në formë kërpudhe, kanë shtyrë një numër të madh personash të dyshojnë se mund të jetë fjala për një sulm nuklear.

Megjithatë, vlen të theksohet se pamjet mbeten për t’u verifikuar.

1 Komente

  1. T
    Tellalli

    Asnjë faj nuk Izraeli . Është fare e thjeshtë : MOS E NGACMONI .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje