Pas sulmit të drejtpërdrejtë me raketa iraniane ndaj spitalit Soroka në Beer Sheva, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar me tone të ashpra, duke paralajmëruar një përgjigje të fuqishme ndaj Teheranit.
“Tiranët e Teheranit do të paguajnë një çmim të rëndë”, deklaroi Netanyahu në një komunikatë zyrtare të shpërndarë për mediat, duke e quajtur Iranin një regjim terrorist që po shënjestron civilët izraelitë.
Sipas kryeministrit izraelit, raketat iraniane u lëshuan kundër spitalit Soroka, një nga institucionet më të mëdha mjekësore në jug të vendit, si dhe kundër popullsisë civile në qendër të Izraelit, përfshirë zona si Tel Aviv dhe Jeruzalem, ku u raportuan shpërthime dhe dëme të konsiderueshme.
Netanyahu e cilësoi këtë akt si një sulm barbar dhe të paprecedentë ndaj infrastrukturës civile, duke nënvizuar se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe do të veprojë me vendosmëri për të ndaluar agresionin iranian.
Kërcënimi i hapur për një hakmarrje të ashpër vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme kanë arritur një tjetër kulm të rrezikshëm, me rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit në një përballje të drejtpërdrejtë ushtarake midis dy shteteve.
CIVILET. ISRAELITE. SIKUR. KERCENIN. DHE. BENIN. PLAZH. KUR. GODITEJ. IRANI
Mashtrues! Asnjë izraelit nuk është pare duke kërcyer apo festuar. Njerëzit e thjeshtë vazhdojnë jetë jetën e përditshme edhe duke shuar në plazh për të marr diell si gjithë bota. Do ti ti barazosh me palestinezët por aq injorant sa je nuk e ndihmon dot logjikën e një njeriu normal....
ja ku i ke plasi syte ,po kercejne ne vendstrehime ,apo eshte montazh se ka thene meta ..... https://youtube.com/shorts/8ssJP5ihAQ0?feature=shared
Si i sposton primat dalliu. S'i postoke as dhelprimash. Po pse o rë, mos i do në panik ti brumbull mbollac t'i shohësh? Shkërdhat!
Qëpujka , do të ju kishte marrë ; t'i qe bërë qepë e lidhur dhe karabushi t'u ishte për farë . Mbeftë - ç'do , qe .
Po per ato spitalet ne Gaza do thuash ndonje fjale apo vari karin atyre?