Botuesit rusë frikë nga censura: Do kthehemi në epokën e librave sovjetikë

2 Dhjetor 2022, 22:25Bota TEMA

Botuesit rusë frikë nga censura: Do kthehemi në epokën e

Ligjet e reja anti-LGBT dhe ato kundër të ashtuquajturve “agjentë të huaj” e kanë lënë artin në Rusi të pambrojtur nga censura.

Shitësit besojnë se ligjet e miratuara së fundmi pas pushtimit të Ukrainës janë aq të paqartë saqë mund të kenë çdo lloj efekti ndaj librit.

“Nëse këto rregulla interpretohen gjerësisht, atëherë kjo mund të prekë një volum të gjerë letërsie, përfshirë atë klasike. Çdo gjë do të varet nga komunikimi me autoritetin rregullator”, thotë Evgeny Kopyov, pronar shtëpie botuese.

Krahas kësaj, botuesit besojnë se do të ketë një censurë të dyfishtë, njëra e imponuar nga shteti dhe tjetra nga vetë autorët.

“Ka shumë kufizime. Ato prekin punën e një botuesi dhe sidomos auto-censurën. Botuesit janë të frikësuar”, shprehet Marina Kadetova, kryeredaktore në shtëpi botuese.

Efekti i censurës mund të kthehet në atraksion për libra me përmbajtje radikale. Disa njerëz kujtojnë prodhimin e librave gjatë epokës sovjetike dhe se si lexonin fshehurazi libra të ndaluar. Disa prej këtyre librave u lexuan më vonë në shkallë të gjerë.

1 Komente

  1. k
    k

    Keni mbetur tek epoca cariste.

    Lini një Përgjigje