Britania: Asnjë kompromis me Putinin, po përdor urinë si armë

26 Maj 2022, 22:40Bota TEMA
Britania: Asnjë kompromis me Putinin, po përdor urinë si

 

Ministrja e Jashtme britanike Liz Truss akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se po mban botën peng duke bllokuar eksportin e produkteve ushqimore nga Ukraina, por u bëri thirrje aleatëve të mos pranojnë kompromise në këmbim të lëshimeve nga presidenti Putin…

“Sekretare për punët e jashtme në Britaninë e Madhe sipas këndvështrimit tim është e tmerrshme që Putin po përpiqet të mbajë botën peng duke përdorur si armë urinë dhe mungesën e ushqimeve mes popullsive më të varfëra në botë. 

Ne nuk duhet të lejojmë që diçka e tillë të ndodhë. Duhet të bëjmë të mundur që Putin të humbasë në Ukrainë. Por në asnjë mënyrë nuk duhet të heqim sanksionet apo të bëjmë ndonjë lëshim që do ta forconte Putinin”, tha Liz Truss.

Shefja e diplomacisë së Londrës i bërë këto deklaratë gjatë një vizite në Bosnje-Hercegovinë ku prezantoi edhe një paketë të re investimesh në Ballkanin Perëndimor, që siç tha, do të jenë alternativë ndaj iniciativave të ngjashme nga vende me qëllime dashakeqëse.

“Synojmë të mobilizojmë 100 milionë dollarë investime të mbështetura nga Britania e Madhe në Ballkanin Perëndimor deri në 2025-n. Ka të bëjë më mundësimin e investimeve të ndershme dhe te besueshme në industri si energjia dhe infrastruktura. Kjo do të mundësojë ndërtimin e infrastrukturës cilësore pa u mbështetur tek paratë me prapavijë të caktuar”, tha ajo.

Fermerët ukrainas kanë rreth 20 milionë tonë grurë të cilat nuk mund t’i çojnë dot tek tregjet ndërkombëtare, ndërsa bëhen gati të nisin sezonin e ri të të korrave. Liderët ndërkombëtarë po u bëjnë presion Rusisë të zhbllokojnë portet në Detin e Zi, kurse Kievi përpiqet dëshpërimisht të gjejë itinerare alternative.

Autoritetet synojnë rritjen e kapacitetin eksportues rrugor, hekurudhor dhe përmes lumit Danub nga 1.5 në 2 milionë tonë në muaj. Kremlini sakaq, i mohoi të enjten akuzat e SHBA dhe BE se Rusia po bllokonte eksportin e grurit nga Ukraina dhe akuzoi perëndimin se po e krijonte vetë një situatë të tillë duke vendosur sanksione.   

 

2 Komente

  1. k
    k

    Spiuni bolshevik dikator putin dhe regjimet gjakatare sovjetike,kane vrare,shfarosur,persekutuar per 100 voet edhe qytetarët rusë,jo më ukrainët apo popujt e tjerë. Në vitet 1935-37 stalini robqirë që vdiq si qen ne dysheme sepse nga terrori rojet nuk kishin guzim të trokisnin,i vodhen gjithë grurin e ukraines dhe i shkaktuan zinë e bukës që quhet "Homorodov"duke shkaktuar edhe fenomenin e kanibalizmit ne popullsi. Putin eshte me robqirë se stalini dhe do vdesi ne dysheme si ai.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arzt

      Po ik o loqe

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje