Polonia paralajmëron mbi “armën e re” të Rusisë

26 Maj 2022, 22:10Bota TEMA

Polonia paralajmëron mbi “armën e re” të Rusisë

Eksportet e vajit të lulediellit, grurit apo misrit janë kyçe jo vetëm për ekonominë ukrainase, por edhe për vendet që investojnë para në blerjen e këtyre produkteve. Por, pushtimi rus ka reduktuar shumë kapacitetin bujqësor të vendit.

Në fakt, Ukraina, deri në vitin 2021, ka qenë lider në eksportet e vajit të lulediellit dhe një nga eksportuesit më të mëdhenj të produkteve si misri, elbi dhe gruri. 

Vitin e kaluar janë prodhuar 32 milionë tonë grurë, ndërsa për pjesën tjetër të produkteve janë arritur mbi 50 tonë. Që nga fillimi i konfliktit, mungesa e drithit ka shkaktuar një rritje të çmimeve të ushqimeve në mbarë botën.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, foli për BBC për përdorimin e kësaj “arme të re” nga Kremlini: “Putini po përdor të korrat e Ukrainës për qëllime ushtarake dhe si një mjet shantazhi për pjesën tjetër të botës”.

Morawiecki u shpreh në të njëjtën kohë se Putin “është i interesuar për një luftë tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar”.

Në të njëjtën kohë, kryeministri polak e krahasoi situatën aktuale me atë që “bëri Stalini në vitin 1933”. Në atë vit, të korrat ushqimore u plaçkitën, duke shkaktuar vdekjen e miliona njerëzve në vitet ‘30. 

Sot, të korrat e Ukrainës janë një nga objektivat kryesore të trupave ruse. Sulmet e tyre kanë çuar në një bllokim, si në prodhim, ashtu edhe në eksporte drejt vendeve të tjera.

Kievi i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të krijojë “një korridor të sigurt” që lejon eksportet e grurit në vende të tjera dhe që, edhe sot e kësaj dite, vazhdon të jetë i bllokuar nga trupat ruse.

Për këtë ka folur edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila përmendi një nga rreziqet që sjell pushtimi rus i eksporteve të drithit: “Rusia po përdor urinë dhe grurin për të ushtruar pushtetin. Bashkëpunimi global është ilaçi ndaj shantazhit rus”.

3 Komente

  1. T
    Transparent

    Nuk e kuptoj logjiken. Me demek Evropi dergon miliarda dollare arme dhe bomba ne Ukraine per te vrare ruset, kurse ata duhet t'i dergojne buke dhe ushqime Evropit ? Deri ketu paskan arritur ?!? Paskan qene palaco burra kta ruset !!! Si nuk u vjen turp ???

    Përgjigjjuni
    1. s
      shori

      Ec e mos e beso pastaj, se grate jane mendje-pula dhe e kane djallin ne bark...! Shpirtligesia e tyre nuk ka kufi...Mjaftojne shembujt e grave "politikane" Evropes... Bota le te vritet, bota le te vdese pa buke..., (motoja e politikes kokeboshe te tyre), por me Rusine nuk do bejme kompromis, se keshtu thone afendikojt tane per te cilet me gezim ulim dhe breket...!!! Me gezim Evropa (dhe bota e lidhur pas qerres anglosaksone), po shkon drejt katastrofes..., me mendjet e ketyre pulave dhe kaposheve travesti pa koqe, qe po e drejtojne...!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arzt

        Na mbyten analfabetet funksionale! Dmth keta t'i bllokojne parate e Rusise neper banka ne shkelje te ligjeve, te vendosin sanksione, kurse Rusia nuk duhet te beje nga keto, por vetem duhet te pesoje se pastaj na qajne "lidosat" e Evropes he?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje