Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, është vrarë me një helm të zhvilluar nga një toksinë e nxjerrë nga bretkosa, ka deklaruar Ministria e Jashtme britanike.
Dy vite pas vdekjes së Navalnyt në një koloni penale në Siberi, Britania dhe aleatët e saj kanë drejtuar gishtin nga Kremlini, pas analizave të mostrave materiale të gjetura në trupin e tij.
Sipas Foreign Office, nuk ka asnjë shpjegim të pafajshëm për praninë e toksinës së quajtur epibatidine në mostrat e marra nga trupi i Navalnyt. Duke folur nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, deklaroi se “vetëm qeveria ruse kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për të përdorur këtë toksinë vdekjeprurëse kundër Alexei Navalnyt gjatë burgimit të tij në Rusi.”
Cooper u takua gjatë konferencës edhe me bashkëshorten e Navalnyt, Yulia Navalnaya. Ajo theksoi se Rusia e shihte Navalnyn si një kërcënim dhe se përdorimi i këtij lloji helmimi tregon frikën e thellë të shtetit rus ndaj opozitës politike.
Britanisë i janë bashkuar në akuzat ndaj Rusisë edhe Suedia, Franca, Holanda dhe Gjermania. Ministria e Jashtme britanike bëri të ditur se Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË) për shkeljen e pretenduar nga Rusia të Konventës për Armët Kimike.
Navalny, një aktivist kundër korrupsionit dhe figura më e zëshme e opozitës në Rusi, ndërroi jetë më 16 shkurt 2024 në moshën 47-vjeçare. Në vitin 2020 ai ishte helmuar me agjentin nervor Novichok, u trajtua në Gjermani dhe u arrestua menjëherë pas kthimit në Rusi.
Po pse u kthye ne Rusi? Nuk e dinte se cfare e priste? Me udheheqes si Putin, Stalin, Enver, etj, ka vetem nje zgjidhje: vriti para se te te vrasin!
Na cate bythen me keto perralla qelbanike te pulave frigoriferike britanike...!!! Ate kopukun, Navalni, qe e quani lider opozite, ka rrezik qe e helmoi vete putana spiune ukraneze, gruaja e tij..., me urdher e ndihme nga vromiaret angleze...!!! S'kishte nevoje Putin, te ndynte duart me nje hajdut ordiner drogaxhi, qe nuk vlente as sa muti i tij...!
Navalni nuk i hynte me ne pune Perendimit e kthyen ne Rusi e helmuan vete per te akuzuar qeverine Ruse, kjo eshte pune e ndyre e MI6 Britanike.
Lideri i opozites? Ku eshte zv lideri? Ku eshte opozita? …. Ja pra, qe krisma s’ka petur…. Lerini prrallat ne opozite se i jepni kredite Putinit. Nuk duan ruset opozite. Eshte zgjedhja e tyre.