
Zyrtarë të Ministrisë britanike të Mbrojtjes thanë sot se Rusia ka ndryshuar aktivitetet e saj detare në Detin e Zi, duke theksuar se ekziston mundësia që forcat ruse po përgatisin “një bllokadë të Ukrainës” në këtë korridor.
Javën e kaluar, Rusia u tërhoq nga një marrëveshje gati njëvjeçare e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, e cila mundësonte kalimin e sigurt të grurit ukrainas, nëpërmjet Detit të Zi.
Përpara marrëveshjes, agresioni rus ishte bërë pengesë për eksportet e grurit nëpërmjet porteve ukrainase, duke përkeqësuar krizën globale ushqimore.
Në raportin e përditshëm të Ministrisë britanike të Mbrojtjes thuhej Moska kishte vendosur në Detin e Zi luftëanijen e vogël ruse ‘Sergey Kotov’, për të patrulluar korridorin detar mes ngushticës së Bosforit dhe Odesës, qytetit-port në jug të Ukrainës, raporton Zëri i Amerikës.
“Ekziston një mundësi reale që anija patrulluese po shërben si pjesë e një grupi pune për të penguar anijet tregtare që Rusia beson se shkojnë në Ukrainë”, thuhet në raportin e Ministrisë britanike të Mbrotjes.
Eshte gjysem sqarimi, zyrtaret e Min. se Mbrojtjes se GB duhet te thone qe me sebepin e anijeve te cilat marrin grure ne Ukraine shkojne edhe ndihmat ushtarake qe perdoren kunder Rusise. Po per embargon e grurit, te gazit, naftes e me rradhe kunder Rusise pse nuk thuhet nje gjysem fjale? Monedha ka dy ane.......
Homot e engliteres kujtojn se ukraina eshte koloni e saj, kerkojn te behen zot edhe ne detin e zi.