Chollet propozohet për postin e nënsekretarit të Mbrojtjes në SHBA

26 Korrik 2023, 10:50Bota TEMA

Chollet propozohet për postin e nënsekretarit të Mbrojtjes

Këshilltari i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet është propozuar për postin e nënsekretarit të Mbrojtjes për Politikë në SHBA.

Chollet – i cili ka qenë i përfshirë në disa çështje të Ballkanit Perëndimor si në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë – u urua për këtë nominim nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.

“Urime shokut tim për nominimin e tij për të shërbyer si nënsekretar i Departamentit të Mbrojtjes për Politikë. Me konfirmonim e tij, humbja jonë do të jetë fitorja e Departamentit të Mbrojtjes dhe vendi ynë do të vazhdojë të përfitojë nga shërbimi i tij i përkushtuar”, shkroi Blinken.

Chollet u shpreh falënderues ndaj Blinkenit dhe ndaj mundësisë “për t’u kthyer në Departamentin e Mbrojtjes dhe të punoj me sekretarin e Mbrojtjes për sigurinë e kombit tonë”.

1 Komente

  1. K
    Ky eshte vetem nje aperitiv....

    O Blinken koqja dhe i pa afte, emerimi i Chollet te nxjerr ty jashte loje ku e ulur ne nivelet me te ulta historike diplomacine amerikane dhe Biden Pampersi nuk te shkarkon por te le si koqe kandari te vish verdalle pa u marre me seriozisht.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje