Bushati flet për "rrezikun" e modelit Mamdani: Mund të rrisë Trump-in nëse...

7 Nëntor 2025, 09:00Bota TEMA
Bushati flet për "rrezikun" e modelit Mamdani: Mund të

Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" ka folur për zgjedhjen e socialistit, Zohran Mamdani si kryebashkiak i New York. 

Bushati tha se edhe pse zgjedhja e tij shihet si një goditje për Trump, nëse Mamdani do të dështojë me premtimet e tij të majta, gjë që ka mundësi të ndodhë pasi është i rrethuar nga "establishmenti oligarkik", kjo do të forconte populistët dhe për rrjedhojë Trumpin. 

"E majta u fut në një krizë të thellë. Hoqi kontradiktën klasore, u mundua të bëhej mbrojtëse e homoseksualëve, minoriteteve, për të shmangur kontradiktën, të pasur dhe të varfër. Prandaj e majta u fut në krizë. Mamdani, është ardhje në fondamentin e të majtës, që e majta perëndimore dhe sidomos amerikane e ka tradhtuar, kthimi në kontradiktën klasore, të pasur dhe të varfër.

Po ti thoshte njeri këtu te ne, ato që thotë Mamdani atje, do të thoshin u ngjall Enver Hoxha. Thotë të bëjmë dyqane komunale, për të varfërit, të bëjmë çerdhe për fëmijë që nuk i mbajnë dot prindërit që shkojnë në punë, transport publik falas dhe paratë do ti marrim duke taksuar milionerët. Është kthyer në thelbin e të majtës. 

Kemi parë nga Tsipras në Greqi dhe deri te Corbyn në Angli, që ky kapitalizëm oligarkik, këto tentativa mundohet ti vdesë. 

Mundet i rrethuar nga një establishment oligarkik, të realizoje premtimet majtiste? Mundësitë janë të vogla. Tradhtimi i kauzës për të cilën është votuar, mund të rrisë Donald Trump. Një e majtë që premton, por pastaj nuk ka fuqi dhe nuk realizon dot, fitojnë populistët e modelit Trump. Kjo është e mira por edhe rreziku i modelit Mamdani", tha Bushati. 

4 Komente

  1. N
    Nardi

    I madhi Regan ka thene qe socializmi ne Amerike do vi me buzeqeshje.Zoti e ndihmofte Ameriken dhe boten nga keta qelbesira.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te yfte

      O rrote karri qelbesire je ti. Ceshte ky etiketim pa kurrfare sensi per cfare eshte qelbesire eshte hajdut eshte vrases po cfare? Tjetri fiton dhe ti I quan budallenj amerikanet? Kush je more debil e para qe nuk ngele ti per te dhene mend dhe askush nga koqet si puna jote dhe dyta ai vend eshte ashtu prej emigranteve apo edhe kete do e mohosh. Nuk eshte Regani perendia eshte njeri nga shumtet dhe jo me I cmuari lexo dhe mos ha shume mut.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sadiu

      Kur i jep mëndje Amerikës koqja i rritur në bllokun e komunizmit. Si duket ky socializmin amerikan e ngatërron apo e barazon me socializmin e gjyshit të tij. Apo i duket ky Kryetari i Bashkisë së New Jorkut si djali i pordhës (Fariut) që pjerdh nga goja sa fillon dhe mbaron parlamenti.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patrioti

        Andushka, bir i një familje komuniste diktatoriale, është bëtë ekspert i madh politik që parashikon gjithçka. Kushdo që dëshiron të dijë si do jetë e ardhmja e kontinenteve të botës si dhe e ardhmja politike duhet ti kërkojë mendim Andushkës pasi vetëm ai e di se çfarë do të ndodhë në botë. Të lumtë Andushkë je demokrat i madh.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje

        Blog Tema