Ish-presidenti francez Sarkozy i trembet ushqimit të burgut, ha vetëm kos

6 Nëntor 2025, 14:50Bota TEMA
Ish-presidenti francez Sarkozy i trembet ushqimit të burgut, ha vetëm

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy po kalon ditët e para të dënimit të tij në burgun La Santé në Paris, por me shumë kujdes për atë që ha.

Sipas revistës franceze Le Point, Sarkozy ka refuzuar ushqimin e burgut nga frika se mos dikush “i hedh diçka në pjatë” – ose, siç tha një burim pranë tij, “i bëjnë diçka më të keqe”.

Ish-presidenti i trembet mundësisë që t’i ndërhyhet në ushqim, apo që ndonjë punonjës i burgut të tregojë armiqësi ndaj tij.

Në vend të vakteve të zakonshme, Sarkozy po ushqehet pothuajse vetëm me kos. Ai gjithashtu ka refuzuar të blejë në dyqanin e burgut apo të gatuajë vetë, pasi – siç shkruan revista – “nuk di as të ziejë një vezë.”

Sarkozy po vuan një dënim pesëvjeçar për rastin e njohur si “çështja libiane”, ku u shpall fajtor për financim të paligjshëm të fushatës presidenciale me para të marra nga ish-diktatori libian Muammar Gaddafi.

Burime nga burgu bëjnë me dije se 69-vjeçari po mbahet në një qeli të vetme, pa kontakte me të burgosur të tjerë dhe pa asnjë privilegj VIP.

 

 

5 Komente

  1. .
    .

    Helmin te kete frike mos ja hedh KARla

    Përgjigjjuni
    1. $
      $

      Pirdhni pirdhni. Rrena me bisht. Ai ha ushqime te vecanta qe ja sjellin.

      Përgjigjjuni
      1. T
        TR

        Po ne nuk dime akoma cfare na ha Likja ne burg o Mero, ti merresh me presidentin e Frances. Apo ska naze Likja jone. Zhyt ne germaz cfare i japin.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hahahaha

          Nuk ka naze ne burg. Mos priste kuzhine te larte franceze Sarkoja?

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sarko ziu

            Kujdes ore Sarko hajduti dhe bespreri hebre kujdes se do te zeje purtha vetem me kos , do te laje shalet bixga….debil qe more parate nga Al Kadafi dhe kur te doli sekreti urdhetove aviacionin me Mirage 2000 ta eleminoje ….ate paguan tani plere e pabese hebre

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje

            Blog Tema